Jashari: PR e subjekteve politike janë burime të lajmeve të rrejshme

    Bardhyl Jashari nga Metamorpfozis i ftuar në emisionin Click Plus duke folur për lajmet e rrejshme, tha se një nga burimet e lajmeve të rrejshme janë edhe PR e subjekteve politike.

    “Burimet e lajmeve të rrejshme janë të shumta. Mund të themi se një pjesë e këtyre lajme të rrejshme janë atë të PR të subjekteve politike. Pastaj është edhe një burim tjtër që është më i rrezikshëm, ai i jashtëm që u shërben agjenturave të huaja”- tha Jashari.  

    Fitim Gashi nga Sbunker në një lidhje skype nga Kosova ka folur për temën e lajmeve të rrejshme, tha se është gati e pamundur të bllokohen të gjitha aq shumë sa janë. Ai tha se atë në Kosovë mundohen të bëjnë të pa mundurën për të ndaluar këta aktorë që merren vetëm me lajme të rrejshme.

    “Për vite të tëra kemi parë se përpjekjet e aktorëve jo demokratikë që minojnë aty ku munden procesin e demokrtatizimit përmes lajmeve të rrejshme është mjaft prezente edhe në Kosovë. Ne mundohemi që me të gjitha forcat që kemi t’u lemë sa më pak hapësirë këtyre lajmeve të rrejshme në mediat e Kosovës. Jemi duke analizuar dhe verifikuar ato informacione që plasohen të pa verifikuara që kanë për qëllim vetëm deziformimin”- tha Gashi. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Bujqit do të dëmshpërblehen për stuhinë

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorja Bërns: Korrupsioni dhe situata me të rinjtë janë gjërat më shqetësues në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë