Bullgaria pa vendim nëse do të heqë dorë plotësisht nga gazi rus, kërkon alternativë

    Bullgaria nuk ka marrë ende vendim nëse do të heqë dorë plotësisht nga gazi rus, pasi dy ditë më parë autoritetet bullgare njoftuan se marrëveshja me Gazpromin rus nuk do të vazhdojë. Ministri i Energjetikës nga Bullgaria, Aleksandar Nikolov, thotë se janë duke u kërkuar alternativa të tjera për dërgimin e gazit, dhe nuk ka vendim për ndërprerje të kontratës. Vendi varet tërësisht nga vendimi i Bullgarisë, pasi furnizimi i plotë kalon nga ky vend. Serbia tashmë ka reaguar ndaj ndërprerjes së mundshme të gazit rus për shkak se paguan një tarifë tranziti.

    “Është e qartë për ne se Evropa duhet të jetë më e pavarur dhe të ketë shkallë më të ulët të përdorimit të gazit natyror nga Rusia. Nëse gazi natyror i dërgohet Bullgarisë, do të garantojmë furnizimin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje. Nëse negociohet për dorëzimin e gazit të lëngshëm dhe diskutohet ndryshim i plotë i kartës së dorëzimit, me siguri do të respektohet qasja e re”, tha Aleksandar Nikollov- ministër i Energjetikës i Republikës së Bullgarisë

    Vendi për momentin nuk ka alternativë tjetër për furnizim me gaz natyror përveç Bullgarisë, derisa të ndërtohet interkonektori me Greqinë, thotë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

    “Ne kemi vetëm një pikë lidhjeje për marrjen e gazit, e ajo është për momentin R. E Bullgarisë. Nuk kemi alternativë tjetër. Si alternativë e kemi vetëm atë që ma shpejtë ta ndërtojmë interkonektorin me Greqinë, që me siguri ka mesi i këtij viti do të shpallet thirrje publike për ndërtim”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë

    Përskaj lidhjes me Greqinë, Bekteshi paralajmëroi edhe studim fizibiliteti edhe për lidhje gazi me Bullgarinë, përmes Petriçit në Strumicës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ofendimet ndaj shqiptarëve “frustrim” identitar!

    Lajmi i rradhës

    Kuleba: Bisedimet me Rusinë janë “shumë të vështira”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë