Ofendimet ndaj shqiptarëve “frustrim” identitar!

    Elmedin Memishi

    Brohoritjet e mbrëmshme gjatë festimit të fitores të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, totalisht janë të pa pranueshme dhe në vete mbart shumë mesazhe “jo të mira” për të ardhmen e vendit. U mësuam si shpesh para disa viteve që thirrjet “vetëm shqiptari vdekur është shqiptari mirë” dhe askushi nuk mbajti përgjegjësi deri më sot. Këto thirrje, siç duket zanafillën e kanë më të thellë dhe po bëhen me arsye për të defokokusuar kollapsin ekonomik, mos përballimin e çmimeve statosferike, krizën energjetike dhe shumë probleme të tjera që godasin direkt qytetarin në bukën e gojës. Të njëjtën strategji po e përdorte ish-kryeministri i “azilit politik”, i cili nxitjen e marrëdhënieve ndër etnike e kishte “mashë të nxehtë” para elektoratit të vet.

    ‘Euforinë’ e fitorës e zbehën shumë shpejt, duke harruar se ata “shqiptarët e vdekur” e mbajnë gjallë skuadrën, duke e ditur se ata “shqiptarët e vdekur” përsëri do t’ju duhen në ndeshjet e radhës. Mendësia e ‘poshtër’ nacionaliste po dëmton seriozisht çdo proces që ka të bëj në progresin e vendit. Qytetarët shqiptar gjatë gjithë kësaj periudhe janë treguar tolerant, të qytetëruar duke mos rënë në ‘grackën’ që ata i nxisin vet nëpërmjet metodave të komunizimit. E ç’faj kanë shqiptarët ose më ndryshe: çfarë knaqësie ndjejnë kur ofendojnë shqiptarët? Thjesht vetëm për të shfaqur mentalitetin e tyre anti-perëndimor.

    Ne nuk jemi fajtor për konfilktet me fqinjët, serbët, bullgarët dhe grekët. Nëse është ashtu siç pretendohet për probleme “identitare” nuk mund fajin ta kenë “shqiptarët e vdekur”, por faji është tek padrejtësia e tyre që kanë bërë me dekade, bile edhe me shekuj në “kurriz” të shqiptarëve dhe duke u munduar me metoda jo-demokratike, popullit të tyre t’i imponojnë probleme inekzistente me shqiptarët për të ruajtur “vëllazërinë” me popujt tjerë fqinj.

    Shihet se janë të frustruar, mjafton të ketë ndonjë ngjarje ata shfaqin menjëherë mendësinë e tyre kafshërore. Të gjithë krerët shtetërorë që u ekzaltuan nga fitorja, tani është koha të dalin dhe ta dënojnë gjuhën e urrejtjes, nëse nuk e bëjnë një gjë tillë ateherë ata nuk ndryshojnë aspak nga mendësia e kaluar që e stagnojë vendin në çdo sferë.

    Lajmi Paraprak

    Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve ankohen për mungesë të gjykatësve

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria pa vendim nëse do të heqë dorë plotësisht nga gazi rus, kërkon alternativë

    Lajme tjera

    Letër publike

    ARTAN FUGA I gjithë komuniteti shkencor dhe universitar i vendit e di mirë që kërkimi shkencor cilësor dhe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë