Burg nëse arsyetoni krimet e luftës në rrjetet sociale!

    Kush do të dënohet me burg për arsyetimin e krimeve të luftës në rrjetet sociale? Kësaj pyetjeje në “ClickPlus” në TV21 i është përgjigjur ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski. Sipas tij, në Kodin Penal kjo gjë është rregulluar me nenin 407A, gjegjësisht me veprën penale arsyetim i gjenocidit kundër njerëzimit ose krimeve të luftës.

    “Fillimisht bëhet fjalë për mundësi ligjore në të cilën definohet se përmes sistemit të informimit publikisht mohohet ose minimizohet, miratohet ose justifikohet një krim i këtij lloji, kushdo që e bën këtë, do të përgjigjet në bazë të Kodit Penale me burgim nga 1 deri në 5 vjet, ndërsa nëse kjo vepër bëhet për të nxitur urrejtje, diskriminim ose dhunë kundër ndonjë personi ose grup të njerëzve, për shkak të nacionalitetit, etnisë ose përkatësie fetare, bërësi i veprës do të dënohet me dënim prej më së paku 4 vjetëve”, tha Spasovski.

     Maqedonia e Veriut ka qenë dhe është cak i sulmeve hibride

    “Vetë lokacioni i Maqedonisë së Veriut është i mirë. Dhe ne jemi krenarë që jemi në një lokacion të tillë, kemi shumë mundësi, na hapen shumë perspektiva si shtet, por ky lokacion na jep rreziqe të caktuara. Në lidhje me agresionin ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, ne jemi shpallur vend armik, megjithatë tentimet për sulem të këtilla kemi pasur nga momenti kur nisën proceset e anëtarësimit në NATO. Ka pasur shumë sulme, ja tani në të kaluarën e afërt, të cilat me sukses institucionet i kanë refuzuar”, tha Spasovski.

    Ka pasur shumë sulme hibride gjatë regjistrimit, e dimë se nga kanë ardhur, por nuk e dimë se kush i ka porositur

    Spasovski tha se ka pasur shumë tentime për sulme hibride gjatë procesit të regjistrimit. Spasovski tha se institucionet kanë arritur të krijojnë mekanizëm mbrojtës që nuk ka dëmtuar procesin.

    “Ka pasur shumë sulme që kanë ndodhur gjatë realizimit të regjistrimit. Ne kemi qenë këtu gjatë gjithë kohës për të ndihmuar Entin Shtetërorë të Statistikave, përmes reparti tonë për krime kibernetike”, tha mes tjerash Spasovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Çmendet” Benzema, shënon dy gola me kokë në portën e Chelsea (Video)

    Lajmi i rradhës

    Baush: 600 mijë persona nuk janë më në Maqedoni, kuadri cilësor nuk kthehet në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë