“Çmendet” Benzema, shënon dy gola me kokë në portën e Chelsea (Video)

    Real Madridi e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Chelseat, duke shënuar dy herë që në fillim të saj.

    Para kësaj përballjeje anglezët shiheshin favorit për të fituar ndeshje, por kur ajo filloi tjetër gjë tregoi fusha.

    Ndeshja nisi furishëm me raste nga të dyja palët, kur Vinicius Junior rrezikoi i pari, ndërsa atij iu përgjigj Recce James.

    Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, kur një kombinim i bukur mes Vinicius dhe Karim Benzemas solli epërsinë e Los Blancos, me francezin që shënoi me kokë për 1-0.

    Vetëm tre minuta më pas i njëjti lojtar, sërish me kokë shënoi për 2-0 pas asistimi të Luka Modric.

    Një epërsi e madhe e Real Madridit dhe kjo fal lojtarit të tyre kryesor, Karim Benzema që po kalon një sezon të madh. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Ramazani si shkollë hyjnore

    Lajmi i rradhës

    Burg nëse arsyetoni krimet e luftës në rrjetet sociale!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë