Bytyqi: Fatkeqësisht, 63% e të papunëve në RMV janë pa shkollë fillore

    Zv/kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, pas deklaratës së bërë ditë më parë se shumica e të papunëve në Maqedoni konsiderohen si analfabetë funksionalë, sot bëri sqarime shtesë. Sipas tij madje 63 për qind e personave, të cilët figurojnë si të papunë në Agjencinë e Punësim nuk kanë as shkollë fillore.  

    Shkalla e arsimimit dhe profesionalizmit që zotërojnë punëkërkuesit janë kriteri i vetëm me të cilin vlerësohen, tha Bytyqi. Ai pretendon se ky është përkufizimi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës për analfabetizmin funksional.

    Fatkeqësisht, 63 për qind e të papunëve në Agjencinë e Punësimit nuk kanë arsim fillor. Nëse nuk duam të përdorim terminologji të tillë, do të themi se janë të shkolluar jofunksionalisht, për të mos përdorur fjalën negative. Ky është staf që tregu i etur i punës nuk mund ta thithë. Sepse është i joadekuat dhe ky ka qenë problem për dekada me radhë”. – deklaroi Fatmir Bytyqi zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike

    Lajmi Paraprak

    Pavarësisht uljes së cilësisë së produkteve, çmimet janë gjithnjë e më shumë në rritje

    Lajmi i rradhës

    Nuredini: Fillon procedura për hartimin e Ligjit për mbrojtjen e tokës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë