Çështja e Velesit u zgjidh, “mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese”

    Drejtor i inspektoratit të arsimit, Halil Ferati, nëpërmjet FB njofton opinionin se është zgjidhur problemi me nxënësit shqiptarë në Gjimnazin e Velesit. Sipas Feratit, nxënësit të cilët kanë mbi 50 pikë, mësimin do ta ndjekin në Gjimnazin “Koço Racin”, ndërsa nxënësit nën 50 pikë, mësimin do ta ndjekin në shkollën e mesme ekonomike, përcjell Nistori.

    “Problemi i paraqitur sot është zgjidhur në rrugë institucionale, ku do të bëhen ndryshimet e nevojshme byrokratike, në konsultime me kryetarin e komunës, drejtorinë e shkollës dhe Ministrinë e Arsimit dhe nxënësit do të vijojnë mësimin në paralelet e caktuara në bazë të konkursit të shpallur nga MASH. Ndërkohë inspektorët e inspektoriatit për arsim, që në orët e mëngjesit ishin në terren për të mbikqyrur gjithë procesin, për të parë gjendjen faktike dhe për të detektuar problemet reale”, shkruan Ferati.

    Ndryshe, edhe ministri i MASh, Jeton Shaqiri, shkruan se çështja e Velesit u zgjidh dhe se mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohojë.

    “Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor. Ju njoftoj se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në tetren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë”, potencon Shaqiri.

    Ndryshe, sot në Veles u protestua për paralele në gjuhën shqipe në gjimnazin Koço Racin. Nxënësit dhe prindërit e tyre kërkuan nga drejtuesit e Gjimnazit të respektojnë vendimin për hapjen e paraleles së re në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Nxënësit thanë se edhe pse u pranuan në Gjimnaz më pas u detyruan nën presione të nënshkruajnë tërheqjen e dokumenteve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

    Lajmi i rradhës

    ID: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti dështuan të filtrojnë procedurat dhe veprimet në zgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë Korridoret 8 dhe 10D

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë