Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

    Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi do të dorëzojë padi për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik, kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vendimi u soll në seancën e sotme dhe vjen si rezultat I mungesës së librave shkollorë për një numër të madh të filloristëve. Nga Komisioni antidiskriminim vlerësojnë se mungesa e librave shkollorë nënkupton shkelje të së drejtës për qasje të barabartë te arsimi kualitativ.

    “Komisioni për parandalim dhe mbrojtjen nga diskriminimi në seancën e sotme solli vendim që të dorëzojë padi për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik kundër ministrisë së arsimit dhe shkencës, për shkak të shkeljes së të drejtës për qasje të barabartë te arsimi kualitativ. Me këtë vendim, komisioni për herë të parë e shfrytëzon kompetencën ligjore që të dorëzoj padi gjyqësore për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik”, deklaroi Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

    Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se përgatitja e teksteve shkollore është një proces I ndërlikuar i cili varet nga shumë faktorë të pavarur nga ndikimi sistematik. Nga atje nënvizojnë se në pajtueshmëri me aktet ligjore dhe nënligore aktivitetet për përgatitjen e teksteve shkollore që janë në kompetencë të ministrisë kanë filluar me kohë.

    “Ministria nuk ka mekanizma ligjore për të ndikuar në raportimin e thirrjeve për ekipe të autorëve dhe thirrjeve për recensues për tekst të ri shkollor në një lëndë të caktuar. Ndërsa çdo thirrje e pasuksesshme sjell përsëritjen e saj, afate të reja dhe zgjatje të procedurës. Në ndërkohë, ndodh që të nevojiten korrigjime të domosdoshme në tekstet shkollore të propozuara, gjë që sjell edhe zgjatjen e procesit. Pas shqyrtimit nga ana e recensentëve, deri në miratimin përfundimtar të tekstit shkollor duhet të kalojë filtrin prej 17 anëtarësh të Komisionit Nacional të Teksteve Shkollore”, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Gjatë ditës së djeshme Komisioni Antidiskriminim njoftoi se viti shkollor 2023-2024 ka filluar me mungesën e 34 përqind të librave shkollorë, ku nga 126 libra për të gjitha lëndët obligative dhe zgjedhore në arsimin fillorë nëntëvjeçarë mungojnë 43 libra. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Me polici i nxorën nga shkolla nxënësit shqiptarë në Veles (Video)

    Lajmi i rradhës

    Çështja e Velesit u zgjidh, “mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë