Cvetkovska: Gjyqësori ka probleme me drejtësinë dhe demokracinë

    Nëse dëshmojmë se çfarë po ndodh dhe cilat janë vlerësimet e gjyqësorit për 30 vjet, padyshim që kanë problem me drejtësinë, jo vetëm me demokracinë, ka thënë gazetarja Sashka Cvetkovska në emisionin “200” në Alsat. Duke folur për tema nga sfera e drejtësisë, Cvetkovska ndër të tjera ka shprehur vërejtjen në adresë të Akademisë për gjykatës.

    “Nuk e di se çfarë po bëhet në atë akademinë e famshme të gjykatësve dhe prokurorëve publikë që është dashur të prodhojë ata kuadro të reja, që do të japin energji të re, që do të jenë më modernë, më përparimtarë dhe më të drejtë. Por ne shohim se është vetëm një mjet tjetër në të cilin ‘vulosen’ vajzat dhe djemtë e rinj të njerëzve të njëjtë. Nëse e shihni në shtëpi shembullin e gjykatësit tuaj prind, çfarë drejtësie do të ndani”, ka thënë Cvetkovska. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë pritet të ndodhë pas dorëheqjes së Bashës? Preç Zogaj tregon skenarët

    Lajmi i rradhës

    “Përzgjedhja e prokurorëve për ndjekjen e krimit të organizuar ishte parodi”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë