Tre kompani të naftës tentuan të përfitojnë me fatura fiktive nga TVSh, DAP pret organet hetuese

    Drejtoria e të ardhurave publike është në pritje të reagimit të organeve hetuese dhe policisë financiare. Pasi parandaloi një krim financiar prej 2,6 milionë eurosh nga tri kompani, të cilat tentuan që përmes faturave fiktive të përfitojnë nga kthimi i TVSh-së në tri vitet e fundit. Nga DAP thonë se tani punë kanë Prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Policia Financiare. Tri firma të evidentuara në regjistrin qendror me veprimtari të derivateve sipas drejtoreshës së DAP, Soanja Llukarevska, kanë prezantuar fatura fiktive kinse për qarkullim të naftës duke mos pasur as licencë nga KRRE, as pika të shitjes së karburantit me pakicë, as magazina me cisterna e as stoqe për shitje të karburanteve me shumicë. Të përfshirë në skemë janë edhe furnitorët, që qarkulluar derivate përmes këtyre firmave, por dhe kontabilisti i njëjtë që ka manipuluar dokumentet

    “Situatën e konstatuar dhe grumbullimin e dëshmive nga kontrollet e kryera, janë dorëzuar në organet e hetuesisë, për procedim të mëtutjeshëm sipas kompetencave të tyre ligjore. DAP ka dorëzuar në formë të shkruar denoncimin me dosje të fakteve në Prokurorinë Publike dhe në Ministrinë e Brendshme më 15 Nëntor 2023. Gjithashtu, denoncimin e njëjtë në Drejtorinë e Policisë Financiare më 01 Dhjetor 2023”, tha Sanja Llukarevska,  Drejtoreshë e UJP-së.

    Nga Drejtoria e të ardhurave publike thonë se lëndën para dy muajve e kanë dorëzuar në Prokurori. Në pyetjen tonë drejtuar këtij organi hetues, nuk morëm një përgjigje precize, në pritje për një komunikim të dytë, derisa të kuptohet se kush do të procedoj.

    “Në këtë fillim viti jemi në rrëmujë për shkak se institucioni ynë po shpërngulet në hapësira të reja dhe në zyrat tona nuk kemi internet për qasje në rrjet për verifikim të lëndës nëse është dorëzuar nga DAP. Akoma nuk kemi një përgjigje nga prokurorët kompetent nëse kanë marrë në shqyrtim çështjen në fjalë”, thonë nga Prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Nga Policia Financiare thonë se ndërmarrin masa dhe aktivitete në lidhje me konstatimin e dyshimeve për kryerjen e veprave penale në varësi të saj. Në pajtim me Ligjin për Procedurën Penale, Prokurorisë Publike kompetente i është dorëzuar njoftim lidhur me informatat që kemi deri më tani.

    “Duke pasur parasysh se të gjitha veprimet e ndërmarra në procedurë para hetimore, sipas nenit 289 të Ligjit për Procedurën Penale, konsiderohen të fshehta, për kallëzimet e pranuara dhe dijeninë për veprime të mundshme të inkriminuara nga persona fizik dhe juridik, pas përfundimit. Për kontrollet, Policia financiare do t’i dorëzojë parashtresën përkatëse me shkrim prokurorit publik kompetent”, theksojnë nga Policia Financiare.

    Sipas dosjes së DAP, disa kontrollet janë kryer për 6 muaj me radhë për këto tri kompani, të cilat janë nga rajoni i Likovës dhe Kumanovës. Kompania e parë në hetim, pasi me fatura fiktive u përpoq të kthej TVSH ka ndërruar pronarin, duke u riemëruar një shtetas nga Kroacia. Kompania e dytë, ndërroi pronësinë në një shtetas të Kosovës. Kompania e tretë që kishte pronar fillestar të njëjtin me kompaninë e parë, pasi krijuan fatura fiktive për kthim të TVSH-së, ri emëruan pronarin me një shtetas tjetër të Kosovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MPB: Letërnjoftimet me emrin e vjetër do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka biletë kthimi për të rinjtë nga RMV drejt Gjermanisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë