Dauti: Sot u vërtetua se, pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar është gjyqësori

    Kryetarja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët në Parlamentin e RMV-së, Ilire Dauti

    Deputetja e ASh-së, Ilire Dauti në një konferencë për shtyp pas incidentit që ndodhi në Kuvend ndërmjet kryetarit të Komisionit për Çështje Europiane, Arbër Ademi dhe deputetëve të opozitës, tha se sot u pa fytyra e vërtet e BDI-së. Ajo tha se këto janë akte barbare dhe vandaliste nga ana e BDI-së, përcjell Nistori.

    Sot u manifestua më në fund u pa që problemi i këtij pushteti është pikërisht gjyqësori. U pa qartë sot se çfarë bën BDI-ja kur i rrezikohet pushteti. Kriminaliteti u bë më se e qartë kundrejt deputetit Ilmi Aziri, ku Arbër Ademi i sulmoi verbalisht deputetin Snopçe, por ne e ruajtëm qetësinë, ndërsa na u u kthye me fyerje dhe sharje, dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Ftojmë të gjithë qytetarët të mos bien preh e këtyre akteve vandaliste. Ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të turpshëm.” – deklaroi Dauti para medias.

    Lajmi Paraprak

    Incident fizik ndërmjet Arbër Ademit dhe Antonio Milloshoskit në Kuvendin e RMV-së (Video)

    Lajmi i rradhës

    Si të përdorni fikun për uljen e tensionit të lartë të gjakut!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë