Incident fizik ndërmjet Arbër Ademit dhe Antonio Milloshoskit në Kuvendin e RMV-së (Video)

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një incident ndërmjet kryetarit të Komisionit për çështje Europiane në RMV, Arbër Ademi dhe deputetit të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, shkruan Nistori.

    Në video shihet duke u ballafaquar verbalisht Ademi me Milloshoskin dhe për një moment Ademi ka përplasur mjetet e komunikimit para Milloshoskit dhe një shishe plastike. Është dashtë të ndërhyjnë disa deputetë për të qetësuar situatën. Nuk dihet ende arsyeja e ballafaqimit të zyrtarëve. Ademi është shoqëruar nga bashkë partiakët e tij gjatë daljes së parlamentit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Diskriminim dhe shkelje ligjore, gratë e rajonit të Pollogut të vetmet në RMV pa strehimore për viktimat e dhunës

    Lajmi i rradhës

    Dauti: Sot u vërtetua se, pika e dobët e pushtetit të kriminalizuar është gjyqësori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë