DEPONIA DRISLLA, VRASËSE E HESHTUR!

    “Drislla”, njëra ndër deponitë më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Këtu hudhen mbeturina edhe prej vendeve të tjera. Mbase tingëllon e tmerrshme, por banorët thonë se shpeshherë shohin gjymtyrë njerëzore të cilat amputohen nëpër spital dhe hudhen këtu, si dhe fetuse fëmijësh, të cilat bëhen ushqim për qentë endacakë ose kalben në ambient të hapur, prandaj ata shprehen se kundermon erë e keqe dhe frymëzënëse.

    MUEZIN I XHAMISË SE FSHATIT BATINCË
    Ka mbeturina, pra, mbetje medicinale, çka i bëjnë operacion ato pjesët i hudhin këtu. Shokët e mi i kanë pa, qentë i krehin dhe i qesin në rrugë organet e trupit që i sjellin prej spitaleve. Besoj që keni dëgju edhe shumë smundje janë përhap, ja p.sh. unë kam problem me mushkëritë. Duhet me dal në ajër të pastër, por s’kam ku shkoj, këtu e kam shtëpinë.

    SENIH BRAHOVIÇ, BANOR I FSHATIT BATINCË
    Deponia “Drislla” sjell dëm të madh për të gjithë mjedisin jetësor. Për shkak të kësaj është shumë i ndotur lumi Markovë, ka një ndotje të lartë të ajrit dhe kjo shihet me sy të lirë, kundërmon erë e keqe. Deponia ndot tokën dhe ujrat nëntokësor. Kemi shumë njerëz të sëmurë nga kanceri dhe mushkëritë e bardha. Sipas raportit të të dy Klinikave që ndodhen në fshatin Batincë, 68% e popullësisë vuajnë nga mushkëritë e bardha dhe një pjesë e tyre nga kanceri, sipas këtyre raporteve, smundjet vinë si rezultat i ndotjes enorme te ajrit. Pavarsisht dëmit që shkakton, kjo deponi nuk paguan dëmshpërblim, pasi, sipas ligjit duhet të investojë në fshat mjete për ndërtimin infrastrukturor.

    MAHIR MAKSUTI, BANOR I FSHATIT BATINCË
    Kryetari i xhamisë e ka kerku një bager për me rrafshu nje vend, pasi rinia e fshatit dëshiron ta bëjë një park. Shkuam e kërkuam, tha: Shkoni këtu, shkoni atje dhe na nxori prej zyre. Një buxhet vjetor duhet të ndahet për këto fshatra që iu bëhet dëm, për kanalizim, për rrugë, për gjelbërim, mbjelljen e drunjëve. Ai buxhet nuk vjen në vendin tonë. Ku përfundon nuk e dimë.

    Orhan Asani thotë se ngjitur me deponinë ka 20 mijë metër katëror tokë, të cilën nuk mund ta shfrytëzojë për të mbjella për shkak të kontaminimit të tokës, si dhe fekaleve të deponisë, të cilat rrjedhin nëpër rrugën e cila të çon deri te prona e tij private. Rinia e fshatit, ka kërkesa të qarta për deponinë.

    AVNI XHEMAILI, KRYETAR I SHOQATËS “RINIA E BATINCËS”
    Kërkesa jonë është një dhe e vetme: Duam deponi me standarte ekologjike dhe Evropiane, e cila është e garantuar me ligj që të kemi një ambient të pastër sepse kjo deponi, gati që 20 vite egziston dhe nuk plotëson asnjë kriterium ekologjik. Fati që na brengos është se mbeturina medicinale groposen në tokë dhe kjo është një tjetër katastrof ekologjike, pjesën tjetër e djegin nëpërmjet furrës e cila nuk ka filtra adekuat, që e njejta të mos e ndosë ambientin jetësore. Rinia e komiunës se Studeniçanit ,paralajmërojnë se më 15 shtator do të mbajnë protesta masive dhe do të bllokojnë hyrjen e deponisë për maunat që transportojnë mbeturinat nga vendet tjera në këtë deponi. Ata do ta vazhdojnë protestën derisa të plotësohen kërkesat e tyre. /RTVM2/

    Lajmi Paraprak

    Recesioni demokratik dhe Shqipëria në amulli?!

    Lajmi i rradhës

    “BDI është financuar në kundërshtim me ligjin”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë