Dështimi i madh përpara përmbytjeve katastrofike në Gjermani

    Peter Tiede, BILD

    Si qytetarë, ne duhet të jemi në gjendje të besojmë një gjë: që shteti do të bëjë gjithçka për të na mbrojtur.

    Por në një pjesë të madhe të zonave të përmbytura, kontrolli i katastrofave dështoi.

    Sirenat mbetën të heshtura në shumë vende. Thuajse nuk pati asnjë paralajmërim. Makinat me altoparlantë mbetën në parkim për një kohë të gjatë. Kurse transmetuesi publik luante muzikë pop, teksa qindra njerëz rrëmbeheshin nga uji, shtëpitë e tyre rrëzoheshin dhe fshatrat rrafshoheshin.

    Kreu i Agjencisë Federale për Mbrojtjen kundër Katastrofave fajësoi bashkitë dhe landet federale për dështimin.

    Mbi të gjitha kjo ishte një katastrofë për mbrojtjen civile, një prej detyrave më të rëndësishme të shtetit.

    Jo gjithçka mund të parashikohet dhe jo gjithçka mund të parandalohet. Por shteti duhet të bëjë gjithçka mundet për të paralajmëruar, parandaluar dhe mbrojtur.

    Por Gjermania prej kohësh nuk mund të bëjë gjënë më të thjeshtë, dhe zinxhiri i alarmit është prishur.

    Sa e rëndë do ishte situata nëse përmbytje të ngjashme do të vërshonin nëpër metropole të tilla si Këlni apo Hamburgu në vend të fshatrave dhe qytezave?

    Po, ne jemi shumë të aftë për të ofruar ndihmë pas katastrofave. Prandaj duhet të jemi mirënjohës ndaj çdo ekipi shpëtimi, ndaj policisë dhe forcave të armatosura dhe çdo heroi të përditshëm. Dhe ndaj sensit tonë komunitar, që në kohë të vështira nuk e lëmë askënd vetëm.

    Por të mërkurën, qindra-mijëra njerëz u braktisën.

    Lajmi Paraprak

    RMV, prej nesër do të shpallet konkursi për regjistrues dhe instruktor për regjistrimin e popullsisë

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që luftojnë endometriozën dhe ndihmojnë shtatzaninë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë