JETESA POST-KOVID NË RMV | Te shumë të rinj, sulme në tru

    Të zeza janë statistikat për sulmet në tru në Maqedoninë e Veriut, e nga të cilat çdo ditë e më shumë po vuan popullata e re, pasi mbi 15% e kësaj sëmundje iu “përshkruhet” pacientëve mbi 18 vjet. Sipas mjekëve mënyrat e pashëndetshme të jetesës si dhe komplikimet pas Kovid-19 janë ndër arsyet kryesore që çojnë në sulmet në tru.

    Gjatë pandemisë për një periudhë një vjeçare në 100.000 qytetarë, janë regjistruar më shumë se 5.000 raste të rinjve me goditje në tru, shifra këto që tregojnë një numër shqetësues. Për neurologen Sanja Xhambazova-Zikova për shumicën e sulmeve tek popullata e re mbetet ende enigmë shkaku se pse ndodhin ato sulme.

    “Këto sulme i quajmë sulme kripto-gjene pasi shkaku i sulmit nuk është zbuluar. Këtu shumica e atyre pacientëve kanë anomali të zemrës që mund të jetë shkaku i një goditjeje, dhe një kategori tjetër përfshin gjendjet që lidhen më mekanizmin e koagulimit dhe dëmtimet e enëve të gjakut të qafës, traumat e qafës dhe sigurisht stilin e jetesës, e këtu hyjnë përdorimi i nikotinës, alkoolit dhe narkotikëve. Më e rëndësishme është parandalimi, i cili përfshin dhe nënkupton veprimin e faktorëve të rrezikut, në mënyrë që të mos ndodh një goditje në tru. Për të trajtuar këto faktorë të rrezikut nëse ndodh një goditje si shkak i hipertensionit, diabetit, mbipeshës, apo pasivitetit fizik. Parandalimi dytësor është të zbulojmë shkakun e sulmit në mënyrë që në përputhje me rrethanat të mund të mbrohemi që ajo të mos ndodh. Tek pacientët më të rinj kemi sulme në tru për shkak të pasojave të Kovid-19, prishje të sistemit të koagulimit, dhe nuk është vetëm për shkak koronës, çdo infeksion apo virus mund të çojë në sulm në tru. Çdo infeksion në organizëm mund të çojë në formimin e gjendjes protrombogjene në organizëm, nëse do të shkojë në tru apo në mushkëri nuk mund ta dimë pasi është ndryshe për çdo pacient”, tha neurologia, Xhambazova-Zikova.

    Punonjësit shëndetësor vlerësojnë se nevojitet një edukim më i madh për atë se si të njohim sulmet në tru, si dhe trajtim më gjithëpërfshirës për pacientët, në mënyrë që ata të kthehen në jetën e përditshme.

    “Ne këshillojmë një gjimnastikë mendore, por kjo nuk është një rehabilitim që duhet të përfundojë këtu. Sigurisht që duhet të zhvillohen programe më të mira sociale për të pasur një proces më të suksesshëm për trajtimin e pacientëve që kanë pësuar sulme në tru dhe një sërë sëmundjesh tjera kronike. Rehabilitimi nuk nënkupton vetëm të ndiqni ushtrime për 21 ditë për të përmirësuar aftësitë motorike. Ai nënkupton se nëse një pacientë i cili ka pësuar infarkt arrijmë ta kthejmë në disa detyra pune dhe në një jetë normale shoqërore, e për këtë duhet një proces i plotë rehabilitimi”, u shpreh Daniela Samoilovska, profesoreshë universitare. Sipas ekspertëve të fushës, sulmet në tru tashmë mund të përkufizohen edhe si fatkeqësi humanitare. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Ansambël, galeri… lista me premtime e Qeverisë vazhdon

    Lajmi i rradhës

    Digjitalizimi i universiteteve në Maqedoni, i patjetërsueshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë