Dimitrievski: Çdo iniciativë që promovon paqen dhe bashkëpunimin është e mirëseardhur

    Prej pavarësisë së Maqedonisë në pushtet kanë qenë dy elita politike të udhëhequra nga LSDM dhe VMRO-DPMNE. Praktikisht ne jetojmë në një botë bardh e zi. Qytetarët janë ngopur me subjektet politike ekzistuese, duan t’i bashkohen lëvizjeve që do të jenë “nga qytetarët për qytetarët”, siç është lëvizja “Për Kumanovën tonë” me vizion, program dhe projekte të qarta për zhvillimin e Kumanovë”.

    Kështu thekson kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në një intervistë për median serbe “Politika”.

    Dimitrievski theksoi se ka marrë besimin e qytetarëve, të cilët kanë treguar qartë se janë të zhgënjyer me partitë aktuale politike.

    “Kjo shoqatë civile po shndërrohet në një lëvizje civile shtetërore, republikane në të cilën bashkohen një numër i madh i individëve nga profesione të ndryshme, nga krahina të ndryshme politike, por edhe qytetarë të cilët nuk janë aspak të vendosur politikisht, qytetarë të përkatësive të ndryshme etnike, fetare dhe kombëtare çdo ditë”, thotë Dimitrievski.

    Lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”, ai tregon se çdo iniciativë që promovon paqen, bashkëpunimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore është e mirëseardhur.

    Lajmi Paraprak

    Raporti i KE-së: RMV-ja mbetet mesatarisht e përgatitur sa i përket reformës së administratës publike

    Lajmi i rradhës

    Në pritje të heqjes së vizave që ndanë familje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë