Raporti i KE-së: RMV-ja mbetet mesatarisht e përgatitur sa i përket reformës së administratës publike

    Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur sa i përket reformës së administratës publike dhe ka bërë përparim të kufizuar në zbatimin e rekomandimeve nga viti i kaluar, thuhet në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në afrimin e BE-së.

    KE në shënimet thekson se është shtyrë miratimi i zgjidhjeve ligjore për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, të një ligji të ri për shërbimin e lartë drejtues, si dhe kuadri i ri ligjor për menaxhimin e burimeve njerëzore, përmes ndryshimeve në ligjet për nëpunësit administrativë dhe për punonjësit e shërbimeve publike.

    Sipas Komisionit, kuadri i ri është krijuar për të përmirësuar menaxhimin e burimeve njerëzore në administratë dhe për të garantuar përzgjedhjen, promovimin dhe shkarkimin e bazuar në merita, duke përfshirë edhe në nivelin e pozicioneve të larta drejtuese.

    Komisioni Evropian thekson se përkundër rritjes së fondeve në Buxhet për zbatimin e reformave në administratën publike, zbatimi i tyre ende në masë të madhe varet nga financimi nga donacionet.

    Gjithashtu theksohet se në maj të këtij viti Qeveria miratoi një metodologji të re për përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e strategjive sektoriale për përmirësimin e politikave të planifikimit, por theksohet se roli i Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë në koordinimin dhe kontrollin e zbatimit të synimet e përcaktuara mbeten të pamjaftueshme.

    Raporti tregon se ka ende institucione shtetërore që nuk i kanë digjitalizuar regjistrat e tyre, gjë që ndikon në cilësinë e të dhënave administrative, ndaj rekomandohet zgjerimi dhe thjeshtimi i mënyrës së paraqitjes së tyre për t’u përdorur në mënyrë më të qëndrueshme në procesin e vendimmarrjes.

    “Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, duhet t’i forcojë kapacitetet e saj për të zbatuar kontroll më efektiv dhe të qëndrueshëm të cilësisë, beson Komisioni Evropian.

    Raporti tregon se shumica e shërbimeve administrative për qytetarët dhe subjektet afariste ofrohen drejtpërdrejt dhe online përmes e-portalit kombëtar për shërbime, por nuk është bërë progres në thjeshtësimin e procedurave administrative, ndërsa edhe Ligji për Procedurat e Përgjithshme Administrative ende nuk zbatuar sistematikisht në administratën publike.

    Komisioni thekson se rekomandimet e dhëna në raportin e vitit të kaluar nuk janë përmbushur plotësisht, kështu që mbeten të vlefshme edhe për këtë vit.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Do të arrijmë zgjidhje të pranueshme nga të gjithë

    Lajmi i rradhës

    Dimitrievski: Çdo iniciativë që promovon paqen dhe bashkëpunimin është e mirëseardhur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë