Dokumentet sekrete amerikane: Serbia i jep armë Ukrainës?

    Kërkimet për burimin e zbulimit të dokumenteve sekrete amerikane vazhdojnë. Sipas dokumenteve sekrete amerikane qe u bënë publike online nga burime ende të panjohura, Serbia duket e gatshme për t’i ofruar armë Ukrainës.

    Në publikimet e dokumenteve sekrete amerikane përmendet edhe Serbia. Me gjasë Serbia me gjithë refuzimin për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, ka qenë gati për t’i dhënë armë Ukrainës, sipas një dokumenti sekret amerikan, pjesë e publikimeve të fundit të dokumenteve sekrete amerikane për luftën në Ukrainë të nxjerra në platformat sociale. Sipas dokumentit Serbia me gjasë ose i ka dhënë armë Ukrainës ose të paktën ka rënë dakord për këtë. Ky dokument i referohet një përmbledhjeje përgjigjesh nga qeveritë europiane pas lutjeve të Ukrainës për më shumë trajnim ushtarak dhe armë. Dokumenti është pjesë e një sërë dokumentesh sekretesh amerikane të zbuluara ditët e fundit dhe që kanë ndezur debat të madh në SHBA për shkak të përmbajtjes së tyre delikate. Londra megjithatë ka paralajmëruar nga informacionet false pas publikimit të dokumenteve amerikane.

    SHBA shikon një rrezik sigurie pas publikimeve. Sipas mediave amerikane këto dokumente përmbajnë të dhëna për furnizimet me armë të Ukrainës dhe shpenzimin e municioneve- po ashtu ato japin detaje për forcën e trupave ukrainase dhe pozicionet e tyre. Sipas raportimeve të “New York Times” ato përmbajnë edhe të dhëna për planet e NATO-s dhe SHBA të mbështesin Kievin në një ofensivë të mundshme kundër Rusisë në pranverë.

    Washington Post: shërbimet sekrete amerikane pesimiste për ofensivën e pranverës

    Pentagoni ka bërë fjalë për rrezikim të sigurisë kombëtare pas publikimit të dokumenteve sekrete. Kurse Ministri i Mbrojtjes, Lloyd Austin është shprehur, se “ne do të hetojmë më tej dhe do të lëvizim çdo gur derisa të kemi gjetur burimin dhe përmasat e këtyre zbulimeve”, tha Austin në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm amerikan, Antony Blinken. Ende mbetet e paqartë, se kush fshihet pas publikimeve.

    Sipas Washington Post po dalin gjithnjë e më shumë informacione delikate në dritë. Kështu edhe një dokument që nuk është publikuar ende, por që përmban të dhëna, se shërbimet sekrete amerikane janë pesimistë në lidhje me suksesin e ofensivës ushtarake ukrainase në pranverë. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Austin është shprehur se ka telefonuar me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksij Rsnikov dhe se ka besim të plotë tek ai dhe qeveria e Kievit. “Ata bëjnë ata që bën një lidership: luftojnë kundërshtarin.”

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Punëtorët në ndërtimet e korridoreve do të paguhen për punën shtesë

    Lajmi i rradhës

    Musk zbulon se sa njerëz ka pushuar nga puna dhe nëse do ta shiste Twitter-in për çmimin për të cilin e bleu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë