Musk zbulon se sa njerëz ka pushuar nga puna dhe nëse do ta shiste Twitter-in për çmimin për të cilin e bleu

    Shefi i Twitter, Elon Musk ka thënë se qëllimi i platformës është që të jetë “më e saktë” e mundshme.

    “Asnjë sistem nuk do të jetë i përsosur”, ka pranuar ai, por këmbëngul se është misioni i tij që Twitter të jetë sa më i vërtetë, përcjell Telegrafi.

    Gjatë një interviste për BBC, Musk është pyetur se sa njerëz ka shkarkuar që kur bleu Twitter.

    Ai thotë se kur bleu kompaninë kishte “pak më pak se 8000” anëtarë të stafit, dhe tani ka “1.500”.

    Ndërsa i pyetur nëse është e vështirë të shkarkosh kaq shumë njerëz, Musk thotë se “nuk është aspak argëtuese” dhe ndonjëherë mund të jetë “e dhimbshme”.

    Ai gjithashtu pranon se nuk i pushon të gjithë personalisht.

    “Nuk është e mundur të flasësh me kaq shumë njerëz ballë për ballë”, thotë Musk.

    Gjatë intervistës, Musk është pyetur nëse dikush do t’i ofronte 44 miliardë dollarë tani (aq sa e kishte blerë), a do ta shiste Twitter?

    Ai thotë jo, por më pas sqaron se do ta bënte nëse mund të ishte i sigurt se blerësi ishte po aq i përkushtuar për të thënë të vërtetën sa thotë ai.

    Musk është pyetur edhe për reklamuesit që janë larguar nga Twitter që kur ai mori drejtimin.

    Ai sugjeron se të gjithë ose janë kthyer tani ose kanë thënë se do të kthehen, por nuk ka përmendur ndonjë në mënyrë specifike.

    Siç kujton BBC, ata që u larguan nga platforma vitin e kaluar përfshinin Volkswagen dhe General Motors. 

    Lajmi Paraprak

    Dokumentet sekrete amerikane: Serbia i jep armë Ukrainës?

    Lajmi i rradhës

    Ndonëse me vonesë, filluan punimet për ndërtimin e mega parkut në Çair

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë