Dy herë janë konstatuar keqpërdorime të fondeve të AShKVSh nga drejtori Shkodran Tolaj

    Ndaj drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, Shkodran Tolaj, dy herë me radhë janë konstatuar keqpërdorime të fondeve, duke bërë pagesa pa dedikim ashtu siç parashikojnë ligjet. Kështu deklaroi për Alsat ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska. Për shkeljen e bërë në vitin 2020 ai ka paguar gjobë prej 1500 euro, ndërsa për shkeljet e dytë, ka marrë vërejtje nga Ministria dhe të njëjtat i ka korrigjuar.

    “Mbikëqyrja e parë inspektuese e jashtëzakonshme është bërë më 27.10 të vitit 2020… Për realizimin e projektit pjesëmarrje në Festivalin Folklorik në Tuz të Malit të Zi me shumë të përgjithshme 400 000 denarë, ku 270 572 denarë janë shpenzuar si të pa dedikuara… Për shkak se kemi dëshmi se drejtori i ansamblit e ka paguar gjobën, më 29.10. përsëri është bërë mbikëqyrje inspektuese e jashtëzakonshme dhe janë konstatuar parregullsi… më tej kemi të dhëna si janë shpenzuar ata para për honorarë, për persona fizik dhe juridik ku është bërë shkelje përsëri sipas nenit 70a paragrafi 4 i ndëshkueshëm sipas nenit 91, paragrafi 1, alineja 7 dhe nenit 2 sipas Ligjit për Kulturë dhe ligjit për shkelje”, tha Bisera Kostostadinovska Stojçevska

    Sipas Ministres Kostadinovska Stojçevska nuk ka asnjë pengesë që Tolaj të vazhdon të jetë drejtor, derisa nuk konstatohet përsëri që ai ka përdorur mjetet e shtetit në mënyrë joligjore.

    Alsat kërkoi qëndrim edhe nga Zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika të Qeverisjes të mirë Sllavica Gërkova, prej të cilës kërkuam përgjigje se sa Qeverisja e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare është e mirë dhe në përputhje edhe me Kodin e Etikës së miratuar nga Qeveria. Por nga kabineti i zëvendëskryeministres thonë se të gjitha institucionet duhet të veprojnë konform kompetencave ligjore, por pa saktësuar nëse në rastin konkret ka shkelje të ligjit.

    “Udhëheqja me përgjegjësi dhe transparencë e institucioneve është përgjegjësi e të gjithë funksionarëve të zgjedhur, pa përjashtim. Institucionet kompetente janë të obliguara që ti ndërmarrin të gjitha masat, në pajtueshmëri me të gjitha kompetencat ligjore me qëllim që të sigurojnë punë profesionale dhe të përgjegjshme, e cila është në interes të qytetarëve”, thonë nga Kabineti i zv/kryeministres

    Nga ana tjetër, neni 3 dhe neni 23 i Kodit të Etikës i sjellë nga vetë Qeveria, obligon funksionarët që të jenë të përgjegjshëm, transparent, efikas dhe ekonomik si dhe të japin llogari për punën e tyre dhe të mbahet përgjegjësi. Por nëse e përsërit veprën atëherë

    “Duhet të mbajë përgjegjësi politike, respektivisht kërkesë për dhënien e dorëheqjes nga ana e bartësit të funksionit publik, ose propozim për shkarkimin e tij, ose ngritjen e iniciativës për informimin e institucioneve përkatëse, në afat  prej një muaj, për mosrespektimin e ligjit për Luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave…”,  Kodi i Etikës, Neni 23

    Alsat ditë më parë publikoi disa detaje nga Raporti Inspektues në Ministrinë e Kulturës, ku shkruan se nga ana e drejtorit të Ansamblit, Shkodran Tolaj, kanë hasur në keqpërdorime parash dhe shpenzime jashtë kornizave ligjore, për bileta dhe honorarë për udhëtime jashtë vendit, pagesa kamatash dhe përmbarues për shkak të mos kryerjes në kohë të pagesave të domosdoshme, karburante për automjetin personal dhe parregullsi të tjera. Pasi drejtori Tolaj, i referohet thënieve të kryetarit të BDI-së dhe në rrjetet sociale tregohet si mik i afërt i tij, Ali Ahmeti kërkoi që të gjithë ata që kanë shkelur besimin e dhënë nga ai të mbajnë përgjegjësi. 

    Lajmi Paraprak

    Limani: Edukimi mediatik në shkolla është i domosdoshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë