“Ekonomia në vend po fundoset për shkak të politikës së keqe energjetike të qeverisë”

    Ekonomia e Maqedonisë po fundoset për shkak të politikës së keqe energjetike të qeverisë. Industria është lënë në mëshirë dhe paguan energjinë elektrike 500% më shtrenjtë se vitin e kaluar. Në krahasim me kompanitë në shtetin përreth, ato të Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë dhe kështu humbasin konkurrencën e tyre. Në vend që të shesë tepricat e kompanisë shqiptare me çmim të volitshëm përmes marrëveshjeve të dyshimta, qeveria mund t’i ofrojë ato në tregun e brendshëm dhe në këtë mënyrë të ndihmojë ekonominë vendase, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Nga atje thonë se Qeveria po shet lirë energjinë e tepërt në Shqipëri, ndërsa ekonomia në vend po shembet për shkak të çmimeve të larta

    “Për shkak të papërgjegjshmërisë, keqmenaxhimit dhe kriminalitetit të qeverisë antimaqedonase të LSD-së, qytetarët dhe kompanitë po e paguajnë fatkeqësinë ekonomike disafish nga xhepat e tyre. Para së gjithash, paguajnë kompanitë shtetërore që janë kthyer në një pus pa fund dhe humbësit më të mëdhenj në 5 vjet, pastaj paguajnë importet e shtrenjta me paratë e buxhetit dhe në fund e paguajnë rrymën me fatura gjigante.

    Kjo duhet të ndalet. Kësaj duhet t’i jepet fund. LSD-ja antimaqedonase duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj grabitjeje të popullit të saj”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    Charles III do të shpallet edhe zyrtarisht mbret

    Lajmi i rradhës

    Zbulohet skema e mashtrimit me vetura luksoze në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë