Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati shtetëror i tregut nuk japin asnjë informatë lidhur me analizat dhe fajtorin për hyrjen dhe përdorimin e mazutit.
Ministri Kreshnik Bekteshi deklaroi se pas grumbullimit të analizave nga të gjitha Institucionet, detaje për këtë çështje do të japin të martën.
Drejtuesja e Inspektoratit të tregut Aneta Simeska Dimovska tha se kanë filluar inspektimet intensive nëpër pikat e karburantit, me qëllim që të kontrollohet cilësia e tyre.
Sipas saj me laboratorin mobil, nafta dhe benzina do të kontrollohen në kufi gjatë importit. /Alsat/