“Europa e bashkuar garanci e rëndësishme për të ardhmen”

    Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tregojë vetëbesim dhe forcë politike — edhe kundrejt Shteteve të Bashkuara.

    “Ne nuk duam t’ia ulim vlerat vetes,” tha kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz të mërkurën (18.03.2026) në një deklaratë qeveritare në Bundestag.

    “Ne identifikojmë interesat tona dhe njëkohësisht identifikojmë mjetet e fuqisë për t’i realizuar këto interesa.” Merz theksoi, se BE‑ja ka 450 milionë banorë — “100 milionë më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    “Evropa duhet të veprojë me një vetërespekt më të madh.”

    Në një situatë të ndërlikuar ndërkombëtare, ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE‑ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre,” tha Merz.

    “Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë, madje duhet ta përdorim.” Evropa duhet të veprojë “në kuptimin e një vetërespekti më të madh.”

    “Bota po zhvillohet në një situatë të vështirë për ne, në një rend të fuqive të mëdha,” tha Merz. “Po e ndiejmë se si aktorët e këtij rendi të ri të forcës ndikojnë jetën tonë dhe kufizojnë mundësitë tona.”

    “Një Evropë e bashkuar për ne në Gjermani garancia e vetme”

    Në këto kushte, “më shumë se kurrë, një Evropë e bashkuar është për ne në Gjermani garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme që kemi për të ardhmen tonë.”

    Vetëm të bashkuar, theksoi ai, shtetet evropiane kanë në duart e tyre “një potencial fuqie në këtë epokë të re që po fillon.” Në një situatë ndërkombëtare ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE-ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre,” tha Merz. “Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë, madje duhet ta përdorim.” Evropa duhet të veprojë “në kuptimin e një vetërespekti më të madh”.

    Si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë gjeopolitike, qeveria federale synon të krijojë përsëri më shumë hapësira veprimi. Më shumë se kurrë, një Evropë e bashkuar është “garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme që kemi për të ardhmen tonë”. Kjo nuk është ndjerë kurrë më qartë sesa në këto ditë dhe javë, tha Merz, edhe në sfondin e presionit të çmimeve në Gjermani si pasojë e luftës në Iran. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Qasja në të dhënat penale ngre shqetësim për privatësinë dhe ndarjen e pushteteve në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Saveski u zgjodh kryeprokuror i vendit / “Çdo rast që hapet duhet të marrë fund”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë