Europa kërcënohet edhe nga fentanili, një drogë 50 herë më e fortë se heroina

    Bashkimi Europian duhet të përgatitet për një rritje të papritur të drogës sintetike fentanil, tha Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson për Politico.

    Është një reagim ndaj paralajmërimit të kreut të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, se Evropa ose nuk ka zbuluar ende një problem me drogat sintetike ose do ta zbulojë së shpejti.

    Fentanil është një drogë sintetike që vlerësohet të jetë 50 herë më e fortë se heroina, dhe është përgjegjëse për vdekjen e dhjetëra mijëra amerikanëve që vdesin nga mbidoza çdo vit.

    Në një ngjarje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi kërcënimet për shëndetin dhe sigurinë e drogave sintetike, presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje aleatëve që t’i marrin seriozisht kërcënimet e paraqitura nga fentanili, tregoi Johansson.

    “Është një problem që keni, thjesht nuk e dini ende, ose është një problem që do ta keni së shpejti”, i tha Blinken komisioneres Johansson kur diskutonte për drogat sintetike.

    Shtetet e Bashkuara përpiqen të paralajmërojnë aleatët e tyre paraprakisht “në mënyrë që të tjerët të mos kenë të njëjtin problem që kanë”, tha Johansson për Politico.

    Ajo shtoi se fentanili dhe drogat e tjera sintetike aktualisht nuk përfaqësojnë rrezikun kryesor për Bashkimin Evropian, duke qenë se kanabisi është droga më e njohur në kontinent dhe kokaina është ajo që konsumi i saj po rritet më shumë.

    “Megjithatë, krahasuar me SHBA-në, ku drogat sintetike kontrabandohen nga vende si Meksika, Evropa ka kapacitete laboratorike për prodhimin e drogave sintetike, të cilat shumë lehtë mund të shkaktojnë krizë”, thekson Johansson. 

    Lajmi Paraprak

    A duhet ta lani orizin para gatimit? Të dhënat nga hulumtimi

    Lajmi i rradhës

    Kadriu: Kodi i ri Penal do t’i dënojë më pak personat që abuzojnë seksualisht me fëmijët nën moshën 14 vjeçare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë