A duhet ta lani orizin para gatimit? Të dhënat nga hulumtimi

    Orizi është një nga ushqimet më të njohura në botë. Edhe pse e ka origjinën nga Azia, është pjesë e shumë kuzhinave tradicionale në mbarë botën. Megjithatë, përgatitja e tij nuk është gjithmonë e suksesshme, ndaj shpeshherë pyetet nëse duhet larë para gatimit apo jo?

    Gjegjësisht, ekspertët e kuzhinës deklarojnë se larja e orizit para gatimit zvogëlon sasinë e niseshtesë dhe se kjo më së miri shihet kur e lani. Prandaj, sipas tyre, nëse receta juaj kërkon një kokrrat e ndara, atëherë është e nevojshme ta lani orizin.

    Nga ana tjetër, larja e orizit mund të jetë një shprehi, por ekziston edhe mendimi se përmban substanca të ndryshme të dëmshme që duhen hequr me larje.

    Megjithatë, një studim i fundit i publikuar nga ScienceDirect zbuloi se procesi i larjes nuk kishte asnjë efekt në ngjitjen ose ngurtësinë e orizit.

    Ata përdorën tri lloje të ndryshme të orizit në këtë hulumtim, përkatësisht orizin ngjitës, me kokërr mesatare dhe oriz jasemini. Ata përgatitën tri versione të këtyre llojeve të orizit. Në versionin e parë nuk laheshin fare, në versionin e dytë laheshin me ujë tri herë dhe në versionin e tretë laheshin me ujë deri në 10 herë.

    Në fund, studiuesit treguan se ngjitja nuk është për shkak të niseshtesë sipërfaqësore – amidonit, por një niseshteje tjetër të quajtur amilopektinë që lahet nga kokrrat e orizit gjatë procesit të gatimit. Sasia e amilopektinës ndryshonte midis llojeve të kokrrave të orizit.

    Kjo do të thotë se çelësi i ngjitjes është lloji, jo shpërlarja me ujë. Megjithatë, mund t’ju duhet ta lani orizin për arsye të tjera, që është për ta larë pluhurin, insektet e mundshme, lëvozhgat e orizit dhe të ngjashme.

    Gjithashtu, ekspertët deklarojnë se me përdorimin e madh të plastikës në industrinë ushqimore, është e mundur që ajo të gjendet edhe në oriz, kështu që hulumtimet kanë treguar se procesi i larjes eliminon deri në 20 për qind të plastikës nga orizi i papërpunuar.

    Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se orizi përmban një nivel mjaft të lartë arseniku, kështu që larja e orizit është treguar se heq rreth 90 për qind të të ashtuquajturit arseniku i bio-aksesueshëm, por gjithashtu largon një sasi të madhe të ushqyesve të tjerë të rëndësishëm për shëndetin tonë, duke përfshirë bakrin, hekurin dhe zinkun.

    Lajmi Paraprak

    Pse duhet të hani më shumë shegë

    Lajmi i rradhës

    Europa kërcënohet edhe nga fentanili, një drogë 50 herë më e fortë se heroina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë