Fitorja e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, festohet me thirrje kundër shqiptarëve

    Me thirrje kundër shqiptarëve, disa të rinj maqedonas mbrëmë festuan fitoren e kombëtares së Maqedonisë së Veriut ndaj Italisë. Në sheshin “Maqedonia”, mes tjerash kishte edhe feste të kësaj natyre.

    Ndonëse në rrjetet sociale janë publikuar mjaftë video incizime të cilat mund të merren si prova në procedurë, organet e ndjekjes penale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Ministria e Brendshme nuk u përgjigj nëse Byroja e Sigurisë Publike, pas thirrjeve anti-shqiptare ka nisur identifikimin e të dyshuarve. Ndërkohë Prokuroria Publike thotë se është kompetencë e MPB-së të identifikoj dhe procedojë kallëzimet mbi të cilat mund të shtrohen akuzat për vepra të mundshme penale.

    “Çështja për të cilën tregoni interes është në kompetencë të MPB-së. Derisa MPB-ja identifikon kryerësit e veprës së mundshme penale dhe sjell akte mbi të cilat Prokuroria Publike vlerëson se ka elemente të veprës penale, do të nisim aktivitetet në përputhje me ligjin për ndjekjen e tyre penale”, thonë nga Prokuroria Publike

    Kodi Penal parashikon dënime me burg nga 1-5 vite për shprehje të urrejtjes kombëtare apo etnike.

    Ai që me dhunë, ngacmim, duke rrezikuar sigurinë, ekspozuar tallje të simboleve kombëtare, etnike ose fetare, me dëmtim të objekteve të njerëzve të tjerë, duke përdhosur monumente, varre apo me ndonjë gjë tjetër dëshiron të nxisë ose nxit urrejtje kombëtare, racore ose fetare, përçarje ose mos tolerancë dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”,  Kodi Penal, Neni 319

    Thirrjet e tilla nuk është hera e parë që dëgjohen në festat e tifozëve nëpër sheshe. Të tilla kishte edhe gjatë kualifikimeve paraprake të skuadrave nga vendi apo kombëtareve të futbollit dhe basketbollit. Dy vite më parë kishte nismë në Kuvend për ndryshimin e Kodit Penal nga e cila do të duhej të buronin dispozita të cilat sanksionojnë veprat e tilla penale, por e njëjta nuk u procedua deri në fund. Në kuadër të kualifikimeve për botërorin në “Katar 2022”, Maqedonia e Veriut mposhti Italinë me rezultatin minimal 0-1. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    I duam fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve ankohen për mungesë të gjykatësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë