Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve ankohen për mungesë të gjykatësve

    Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve ankohen për numrin e vogël të kandidatëve  që dalin nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë. Edhe pse prej vitesh kërkojnë nga Akademia që të shpallë konkurse për më shumë kandidatë, thonë se maksimumi që kanë dalë nga 30 kandidatë.

    “Vitin e kaluar Këshilli Gjyqësor ka kërkuar 55 kandidatë për gjeneratën e nëntë të pjesëmarrësve në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve. Numri u përcaktua në bazë të analizës së atëhershme, duke marrë parasysh kuadrot, kushtet hapësinore dhe financiare të Akademisë”, tha Pavlina Cërvenkovska, Kryetare e Këshillit Gjyqësor

    Edhe Prokuroria ka mungesë të stafit. Deri në fund të vitit do të ketë 77 vende të lira. Kreu i këshillit të prokurorisë thotë se 29 kandidatë për prokurorë do të mbushin vetëm një pikë në det. Në vitin 2023 do të mungojnë 48 prokurorë, por të tjerë do të dalin në pension.

    “Gjithmonë jemi në kërkim të një numri më të madh kandidatësh, dmth aq sa mungojnë prokurorë, por Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë ka vite që kufizon numrin e kandidatëve për shkak të mundësive dhe kapaciteteve që kanë për të kryer trajnimin”, tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë

    Pyetëm në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë se sa kandidatë mund të ketë një gjeneratë, por nuk na u përgjigjën. Rreth 59 gjykatës dhe prokurorë do të dalin për herë të parë nga Akademia në vjeshtë. 30 prej tyre janë gjykatës të ardhshëm, që do të thotë se do të mungojnë edhe 130 gjykatës të tjerë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fitorja e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, festohet me thirrje kundër shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    Ofendimet ndaj shqiptarëve “frustrim” identitar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë