Fushata agresive për tërheqjen e investitorëve nga RMV u zëvendësua me promotorë në ambasadat

    Fotografia: AIM

    Procesi i promovimit dhe brendimit të shtetit për tërheqjen e investimeve dhe promovimin e turizmit filloi rreth 15 vjet më parë. Gjatë kësaj periudhe, promovimi u zhvillua në mënyrë agresive, duke krijuar një rrjet promotorësh ekonomikë në disa qendra botërore, duke marrë pjesë në konferenca, panaire, duke organizuar spektakle rrugore… Me ndryshimin e strukturës qeverisëse ndryshoi edhe mënyra e promovimit, e cila tashmë realizohet përmes këshilltarëve ekonomikë në përfaqësitë diplomatike në Poloni, Gjermani, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Për atë se si ka qenë promovimi në të kaluarën, si është tani dhe cilat janë përfitimet, MIA bisedoi me drejtorin aktual dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike-Industriale Jovan Despotovski dhe Viktor Mizo, i cili ishte në krye të Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja, si dhe me ish-promotorin Filip Nellkovski.

    Është kërkuar mendim edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tani është duke e realizuar projektin. Koncepti për riorganizimin e diplomacisë ekonomike është miratuar nga fundi i vitit 2020, ndërsa MPJ-ja si bartëse, duke përdorur rrjetin e misioneve diplomatike-konsullore, zbaton politikat ekonomike përmes promovimit të interesave ekonomike kombëtare jashtë vendit.

    Pas analizës së modelit të mëparshëm të diplomacisë ekonomike, Ministria e Punëve të Jashtme, siç informon nga atje për MIA-n, ka konstatuar se ndryshimet në strukturën organizative janë të domosdoshme dhe se koncepti aktual duhet të ndryshohet dhe plotësohet.

    Македонскиот дипломатски синдикат при Конфедерацијата на слободни синдикати денеска обвини дека против тројца дипломати се водат дисциплински постапки поради тоа што имале настап на трибина п

    “Për këtë qëllim është përpiluar një model i rishikuar i diplomacisë ekonomike, i cili korrespondon me nevojat e ekonomisë sonë, por edhe në përputhje me specifikat e vendeve mbi të cilat pas analizës së bërë, do të vihet fokusi në promovimin ekonomik të vendit tonë përmes DKP-së. Me fjalë tjera, përmes përpilimit të qasjes specifike të orientuar drejt një vend të caktuar ose e ashtuquajtura “Tailor-made aprproach” për çdo vend/rajon, që janë targetuar si strategjikisht të rëndësishme për realizimin e qëllimeve kryesore në varësi të potencialit për bashkëpunim ekonomik, përfaqësitë konsullore diplomatike në ato vende forcohen edhe me këshilltarë ekonomikë, të cilët në fakt janë diplomatë, kuadro profesionale dhe të trajnuara të profilizuara ekonomikisht për të vepruar në këtë fushë konkrete”, sqaron Ministria e Jashtme.

    Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Despotovski, shprehet se kanë bashkëpunim të mirë me MPJ-në, por edhe me një pjesë të ish-promotorëve dhe se përvoja, kontaktet dhe mbështetja e tyre janë të konsiderueshme.

    “ZZHTI-ja me siguri ka bashkëpunim të mirë me sektorin e diplomacisë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili koordinon aktivitetet e tyre. Ndoshta është ende herët të flitet për rezultate konkrete, por sigurisht që kontributi i tyre në vendosjen e kontakteve me investitorët potencial është i rëndësishëm”, thekson drejtori Depostovski.

    Paraardhësi i tij, Viktor Mizo, konsideron se promotorët, si pjesë e ekipit përgjegjës për investimet e huaja, të cilët kanë punuar përmes shfaqjeve rrugore për prezantimin e shtetit apo pjesëmarrjen në evente përkatëse, kanë mundësuar prezantim më konkret të shtetit dhe mundësive për investime para kompanive të mëdha shumëkombëshe, asociacioneve të biznesit dhe kanë bërë lëvizje nga pika zero e atëhershme. Ai vëren se vendi është i vogël dhe i panjohur për një pjesë të botës dhe puna e tyre ishte të paraqisnin se ekziston një shtet që ofron përparësi konkurrente dhe ka në dispozicion një sistem që do të ndihmojë një investim të jetë fitimprurës edhe për kompaninë edhe për shtetin.

    “E dinim se investitorët nuk do të vinin vetë dhe për këtë arsye kishim një qasje agresive, ndërsa promotorët ishin pjesë e strategjisë për ta paraqitur Maqedoninë si destinacion biznesi edhe atë në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme. Përveç kësaj, ekipi për tërheqjen e investimeve ishte pjesë e shumë trajnimeve nga IDA Ireland, Czech Invest, PAIZ Poloni, Banka Botërore, Financial Times. Rrjeti i promotorëve ekonomikë, i cili më parë ekzistonte përmes Agjencisë për Investime të Huaja me vendndodhje në përfaqësitë tona diplomatike, u shfuqizua në vitin 2017. Në periudhën e fundit përmes MPJ-së në katër destinacione në Evropë dhe në Lindjen e Mesme janë dërguar disa lloje të promotorëve ekonomikë, të cilët vijnë nga fusha diplomatike”, shprehet Mizo.

    Sipas tij, promovimi i shtetit përmes promotorëve ekonomikë, me brendim dhe reklamim të drejtpërdrejtë të mediave të biznesit dhe turistike, apo nëpërmjet pranisë në eventeve promovuese ekonomike mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse është i vazhdueshëm, i koordinuar nga institucionet e ndryshme shtetërore, të cilat janë të përfshira në këto procese dhe afatgjatë, e bazuar në analiza dhe strategji përkatëse. Si shembull, ai i përmend Irlandën, Korenë e Jugut, Turqinë, Marokun, Indonezinë, Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin…, vende që punojnë në mënyrë aktive në promovim dhe kanë treguar sukses.

    “Nëse shikohet realisht, shumë pak nga kjo ndodh në praktikë te ne në periudhën e kaluar. Humbja e kësaj vazhdimësie dhe pranisë ndërkombëtare rezulton me atë që një numër të mirë të kontakteve të kultivuara dhe investitorëve potencialë të humbin interesin për investimet e ardhshme në Maqedoni si lokalitet investimi. Përveç kësaj, shumë pak nga përvojat e mëparshme, informacionet dhe njohuritë mbi temën e investimeve të huaja janë përdorur në mënyrë sistemore dhe inteligjente”, shprehet Mizo.

    Në ekipin e mëparshëm të promovimit, sipas tij, janë përfshirë persona që kanë punuar në kompani shumëkombëshe dhe që kanë jetuar dhe janë shkolluar jashtë vendit.

    “Ekipi në atë kohë përbëhej nga profesionistë, të cilët më parë punonin në kompani të larta, jetonin dhe shkolloheshin jashtë dhe jo kryesisht administratorë shtetërorë, që janë shumë më tepër me prirje burokratikë”, shprehet Mizo.

    Ai vëren se nga një pozicion fillestar zero, është arritur një numër mjaft i mirë kompanish, në radhë të parë nga industria e automobilave, të cilat e vendosën vendin në hartën e investimeve.

    “Nuk jam i sigurt nëse shteti është ende duke punuar në promovimin e drejtpërdrejtë, prezantimin aktiv dhe paraqitjen tek investitorët e targetuar të huaj nga sektorët përkatës, apo është më shumë “duke pritur” që investitorët të na kontaktojnë  sepse ky më nuk është fokus prioritar, vëren ish kreu i ZZHTI-së dhe Agjencisë së Investimeve të Huaja.

    Tashmë, siç theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, fokusi është në promovimin e targetuar të bazuar në interesat tona ekonomike, në bashkëpunim dhe koordinim të drejtpërdrejtë me ministritë dhe organet përkatëse shtetërore, përmes ambasadave dhe përfaqësive konsullore…, dhe me përfshirjen e diasporës. Këshilltarët ekonomikë, sipas MPJ-së, janë diplomatë profesionistë me profil të vendosur ekonomik, të cilët kanë për detyrë të promovojnë shtetin dhe të tërheqin sa më shumë investitorë.

    Според месечната анализа на Дирекцијата за технолошко-индустриски зони (ТИРЗ), регистрирана е највисока економска активност во технолошко индустриските зони  во првиот квартал, во последните

    Ish-promotori Filip Nellkovski sqaron se puna e promotorëve është të jenë të pranishëm në vendet ku dërgohen, të marrin informacione nga bota e korporatave, veçanërisht për projektet e reja investuese dhe t’i ndajnë me përgjegjësit.

    Në këtë sistem tani nuk shoh se ka ndonjë lloj hierarkie dhe që përdoret nga konkurrentët, siç ishte Serbia, e cila ishte shumë prapa nesh 15 vjet më parë, gjë që nuk është rast tani”, vëren Nellkovski.

    Ministria e Jashtme pohon se masa e angazhimit të këshilltarëve ekonomikë, është plotësisht e arsyeshme.

    “Pas takimeve të tyre të realizuara me mijëra kompani dhe përfaqësues të institucioneve të huaja ekonomike, pjesëmarrjes në evente të njohura ndërkombëtare, organizimit të forumeve promovuese, ndërmjetësimit në kontaktet e kompanive të huaja me institucionet vendore etj., mund të presim që të arrihen rezultate konkrete”, shprehen nga MPJ-ja.

    Aktiviteti i tyre, sipas Ministrisë, nuk mund të japë menjëherë rezultate në baza ditore apo mujore, pasi vendimi i një kompanie të huaj është proces që nuk bëhet brenda natës.

    “Kompania duhet fillimisht të njihet me kushtet dhe përfitimet që i ofrojmë për IHD-të, të bëjë analizë të plotë të të gjitha  kushteve të nevojshme dhe të fillojë procedurën e investimit. Ky është proces që zgjatë”, shtojnë nga MPJ-ja.

    Sipas interesimit të shprehur të kompanive të huaja deri tani, bëjnë të ditur ata, mund të presim efekte pozitive si rezultat i realizimit konkret të aktiviteteve të këshilltarëve tanë ekonomikë.

    “Sipas analizave tona dhe numrit të kompanive serioze, përfaqësuesit e të cilave vijnë në vendin tonë për takime me resorët kompetentë qeveritarë, Maqedonia e Veriut tashmë është në fokus dhe interes të shumë investitorëve të cilët janë në faza të ndryshme të vendimmarrjes për investimet e tyre. Janë hapur edhe shumë mundësi për rritjen e prezencës së turistëve nga vendet e pasura, investimet në fushën e energjetikës, bujqësi, patundshmëri, infrastrukturë, transport dhe sektorë të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik”, theksojnë nga MPJ-ja.

    Për ilustrim ata theksojnë se për momentin në vend janë të pranishme mbi 200 kompani gjermane dhe 50 austriake dhe shumë të tjera kanë shprehur interesim, realizimi i të cilit shpresojnë se do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

    Во Технолошко-индустриската развојна зона во Струга денеска официјално почна со работа канадската компанија „Магна мирорс“, која произведува автомобилски системи, модули и компоненти кои се и

    Ish-promotori Filip Nelkovski rezultatet e Strategjisë nga viti 2007 i vlerëson si të shkëlqyera, duke theksuar strukturën e eksporteve, prej të cilave 60 për qind i takojnë fabrikave të investitorëve të huaj. Ai konsideron se shteti tashmë njihet në botën e korporatave të investimeve të huaja, kompanitë ekzistuese janë duke riinvestuar, por që nuk ka ndërtuar një brend, që është bazë për tërheqjen e investimeve.

    “Në vitin 2006 nuk kishim as plan e as ide se si të vepronim në këtë treg jashtëzakonisht konkurrues të tërheqjes së investimeve. Për eksport nuk mund të bëhej fjalë 15 vjet më parë. Në Belgjikë 10-15 vjet më parë eksportonim disa paleta ajvar dhe tani autobusë të tërë me vlerë  prej 150-200 milionë euro. Kjo është rezultat i fushatës”, vëren Nellkovski.

    Ai bën të ditur se tani vendi është eksportues botërore i produkteve të pjesëve të automobilave, ndërsa struktura e fuqisë punëtore është bërë më cilësore sesa 15 vjet më parë.

    “Kjo sigurisht nuk ishte rast 15 vjet më parë. Më kujtohen fillimet në prezantimet tona, si referenca përmendnim kompani me rritje të ulët të zhvillimit dhe pa vlerë të shtuar, si për shembull Fornete. Tani është krejtësisht ndryshe, Maqedonia prodhon produkte me vlerë të shtuar të madhe, por më e rëndësishmja është se struktura e fuqisë punëtore është më cilësore”, shprehet Nellkovski.

    Qëllimi përfundimtar, shprehet Nellkovski, është që shteti të jetë konkurrues para kompanive që kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar me çmime konkurruese.

    “Kur luftonim për të tërhequr një kompani që të vinte dhe të prodhonte në Maqedoni, nuk ishte e rëndësishme nëse dikush ishte anëtar i një partie politike, por nëse kishte rezultate, të cilat janë lehtësisht të matshme. Në nivel global, ne po luftojmë me agjencitë Sario, me Siepa, me Çek Invest, e jo me parti politike lokale. Konceptin nuk e kemi shpikur ne, por na është përcjell nga disa që e kanë bërë të njëjtën gjë para nesh. Konkretisht, ne përdorim modelin e disa historive të suksesit, si për shembull Irlanda, por edhe të tjera. Nga këndvështrimi i sotëm, projekti Invest Macedonia i ka tejkaluar pritshmëritë e tij dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit, ndonëse kjo është deri diku për shkak të inercionit dhe rezultatit të punës së kaluar, e me sa shoh – pa ndonjë strategji të veçantë për ta sendërtuar atë”, shprehet Nellkovski.

    Në kuadër të pilot projektit të Qeverisë, këshilltarët ekonomikë janë dërguar në ato vende ku ka potencial real për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Për momentin ka katër këshilltarë ekonomikë – nga një në Poloni me përgjegjësi për Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë, në Gjermani me përgjegjësi për Austrinë, si dhe në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me përgjegjësi për Kuvajtin, Bahreinin, Omanin dhe Arabinë Saudite.

          Lajmi Paraprak

          Fëmija dënohet dhe shpërblehet në të njëjtën mënyrë | Psikologët zbulojnë se si të mos gaboni në edukimin e tyre

          Lajmi i rradhës

          Shutkë, “mal” me mbeturina të ndryshme

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë