GJUHA SHQIPE NË UNIFORMAT E POLICISË – Spasovski thotë se gjykata e ka fjalën e fundit

    E Majta nuk ka dërguar nismë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar dekretin e Qeverisë me të cilin pas një viti uniformat dhe emblemat e policisë do të jenë në dy gjuhë, në komunat ku të paktën 20% e popullatës flasin gjuhën shqipe.

    I pyetur nëse një vendim i gjykatës ndaj dekretit mund të sjell pasoja juridike në zbatimin e tij, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se për kushtetutshmërinë e dekretit duhet të flet gjykata.

    “Për këtë do të flasë Gjykata Kushtetuese, unë nuk mund të parashikoj. Të presim nëse do të ketë një nismë të tillë dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

    Nga ana tjetër zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi tha se në njësitin “Tigri” do të ketë shqiptarë. Njësia elitare do të marr edhe kadetë nga Idrizova.

    “Në njësitin “Tigri” sapo ka përfunduar konkursi i brendshëm. Tani vijon konkursi i kadetëve në Idrizovë. Nga atje parashikohen 20 pjesëtarë. Megjithatë patjetër duhet të kalojnë në trajnim. Unë mendoj se do të kemi edhe shqiptarë”, deklaroi Nazim Bushi, Zëvendësministër i Brendshëm.

    Përzgjedhja dhe kontrolli i kandidatëve për njësitin “Tigri” do të fillojë muajin e ardhshëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Inspektimet në marketet e vendit, DAP kontrolle edhe në Kipper

    Lajmi i rradhës

    NUK MUND TË HYJ NË MAQEDONI ME TARGA BULLGARE – Qindra qytetarë u kthyen nga kufiri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë