Gratë në RMV pak të përfaqësuara!

    Përkundër progresit të evidentuar mbi barazinë e burrave dhe grave, ato ende nuk janë të barabarta me meshkujt, gjë që e tregojnë edhe të dhënat e të Entit Shtetëror të Statistikave sipas të cilave, përqindja e femrave në poste drejtuese është më e ulët krahasuar me përqindjen e meshkujve. Sipas këtyre të dhënave edhe në raste kur meshkujt dhe femrat bëjnë punën e njëjtë ajo nuk vlerësohet si e tillë.

    Të dhënat e publikuara nga ESHS për tremujorin e tretë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i të punësuarve nga mosha 15 vjeç deri 64 vjeç, meshkujt (56.2%) janë më të përfaqësuar se femrat (43.8%). Gratë më të përfaqësuara janë si infermiere, rrobaqepëse, kontabiliste, mësuese, ekonomiste, shitëse dhe përfaqësuese ligjore, ndërsa më pak të përfaqësuara si kameriere (11.9%) dhe policë rrugor (16.8%).

    Statistikat gjithashtu tregojnë se numri i grave në pozita drejtuese është i vogël, kurse të dhënat nga publikimi “Gratë dhe Burrat” tregojnë se nga numri i përgjithshëm i punëdhënësve në vitin 2021, vetëm 19% ishin femra.

    Gratë po ashtu janë dukshëm më pak aktive edhe në tregun e punës. Shkalla e punësimit të grave në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 ishte 38.3%, që nënkupton se 55.1% e grave ishin ekonomikisht joaktive krahasuar me shkallën e pjesëmarrjes aktive të burrave në tregun e punës (56.2%) ndërsa shkalla e pasivitetit 32.8%. “Burrat janë pothuajse njëlloj të përfaqësuar si në zonat rurale dhe urbane të vendit, ndërsa numri i grave të punësuara në zonat rurale është dukshëm më i ulët se numri i përgjithshëm i grave të punësuara (37%)”, thuhet në raport.

    59% e grave nga 20 deri 64 vjeç janë joaktive në tregun e punës për shkak të përgjegjësive familjare krahasuar me 2.3% të meshkujve. Kurse, sa i përket arsimit, statistikat tregojnë se çdo vit më shumë gra regjistrohen në fakultete, ndërsa edhe numri i grave që regjistrohen në ciklin e dytë dhe të tretë është më i madh. Ky raport vlen edhe për studentet që kanë përfunduar ciklin e parë, të dytë dhe të tretë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Retorikë e ashpër parazgjedhore!

    Lajmi i rradhës

    TRANSPORT TË SHPEJTË URBAN / Shkupi në pritje, Tirana e realizon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë