Grubi dhe BDI si bashkëpunëtorë të ngushtë të Mijallkovit, me sukses po i realizojnë skenarët e tyre

    Komunikata e plotë e Lëvizjes Besa për Nistorin:

    Si bashkëpunëtor i ngushtë i Sasho Mijallkovit, Artan Grubi dhe BDI po realizojnë me sukses skenarët e tyre për të mbrojtur kriminelët e dikurshëm, miqtë me të cilët përgjonin në mënyrë ilegale qytetarët, bizneset dhe kundërshtarët politik dhe u hakmerreshin në forma të ndryshme, madje edhe me jetë. Kjo u arrit të kuptohet nga përgjimet të cilat i publikoi vetë LSDM, e cila siç po shihet, bashkë me BDI-në dhe Artanin kanë përfunduar në prehërin e Mijallkovit.

    E vërteta del mbi sipërfaqe siç thotë populli “Si kungulli mbi ujë”. Pikërisht kjo është arsyeja pse BDI dhe LSDM po bllokojnë në Kuvend seancën për interpelancën e kryeprokurorit Ljubomir Jovevski. Sepse ky është personi që mban në sirtar lëndët për krimet e bashkëpunëtorëve të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe krimet e funksionarëve të pushtetit.

    Me çfarë fytyre do të dilni para popullit? Me çfarë arsye do të kërkoni votën e qytetarëve? Dhe si do të arsyetoheni pse Bashkimi Evropian nuk do të na hap rrugën e negociatave? Vazhdoni, sepse edhe veprat i keni njejt si orientimi juaj politikisht, anti Evropian e anti SHBA, por ama pro Serbi e Rusi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    FNA: vetingu në arsimin e lartë është urgjencë kombëtare

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi: Të gjitha partitë për front europian, mund të na bashkohen në zgjedhjet e ardhshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë