Halili: Konsensusi i përgjithshëm pengon BE-në

    Këshilli i Ambasadorëve në vend mbështet idenë e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Xhozef Borell për heqjen e unanimitetin në vendimet e BE-së. Sipas kreut të këshillit Muhamed Halili, kjo është edhe në të mirë të BE-së.

    “Vetë BE-ja tani është bindur se një mënyrë e tillë e vendimmarrjes me konsensus të përgjithshëm është e dëmshme për vetë Bashkimin Evropian, jo vetëm për çështje të zgjerimit por edhe për çështje të tjera, sjelljen e buxhetit, ishte dhe çështja e sanksioneve kundër Rusisë e cila zgjati më shumë se një muaj… Është një domosdoshmëri e kohës dhe urgjente në mënyrë që BE-ja të funksionojë lirshëm”, tha Muhamed Halili, Këshilli i ambasadorëve.

    Pak ditë pas samitit të BE-së në Bruksel, Këshilli i ambasadorëve në vend vlerëson se propozimi francez ofron një bazë shpresëdhënëse për marrjen e një date për fillimin e negociatave me BE-në me disa vërejtje: Protokolli dypalësh, i cili nuk është nënshkruar nga përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët nuk duhet të mbetet në konkluzionet e Këshillit Evropian, çështjet historike nuk duhet të jenë pjesë integrale e Kornizës Negociatore si dhe nuk duhet të negociohet për gjuhën. Këshilli vlerëson se propozimi i Sofjes për të kushtëzuar hapjen e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve para fillimit të negociatave është irracional dhe jorealiste dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet në fund të negociatave ose në një moment të favorshëm.

    “Në kornizën negociuese nuk duhet të vendosen ultimatume për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit sepse kjo gjë kohëve të fundit është vështirësuar shumë qoftë nga kërkesa e opozitës që për gjëra të tilla të mos diskutohet dhe se do të votojë kundër dhe e dyta, është një proces i cili kërkon një konsensus të përgjithshëm sepse janë të pyetje 2/3 e votave”, tha Muhamed Halili, Këshilli i ambasadorëve.

    Këshilli vlerëson se BE-ja duhet t’i garantojë Maqedonisë se nuk do t’i pranojë propozimet e tjera të reja të palës bullgare sepse një veprim i tillë do të dukej si lojë pa kufij. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BDI: VMRO-ja dhe Aleanca për Shqiptarët mbrojnë krimin dhe dhunojnë Kuvendin

    Lajmi i rradhës

    Pakënaqësi te punonjësit e sektorit publik, LSM sot do të protestojë para MPPS-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë