Inflacioni i ndikuar prej shkkaqeve në vend apo nga jashtë?               

    Inflacioni në vend që disa vite po mërzit tejmase qytetarët por edhe bizneset. Indekset e kostos së jetesës tregojnë se në shtator ai është zvogëluar në 6.6 për qind, mirëpo blerjet e përditshme në dyqane dhe tregjet e gjelbra tregojnë se çmimet janë akoma tepër të larta për standardin e qytetarëve dhe pagat e tyre. Inflacioni në vitin e kaluar arriti në 14.2 për qind, ndërsa nga kulmin e arriti në tetor të vitit të kaluar me gati 20 për qind. Për një vit vetëm çmimi i bukës u rrit me 40 për qind e të mos flasim për shtrenjtimet e tjera si rrymës, benzinës, etj. Sipas analizave, në tremujorin e dytë të vitit 2023, inflacioni u ngadalësua në 11.2 për qind me bazë vjetore, nga 16.1 për qind në tremujorin e mëparshëm.

    Ekonomistët shpjegojnë se në inflacion ndikojnë më shumë faktorë të jashtëm si lufta në Ukrainë, kriza e shkaktuar nga pandemia dhe pasojat e saj, shtrenjtimi i naftës dhe rrymës në tregjet botërore, kostoja më e madhe e ushqimeve në botë. Mirëpo shtojnë se nuk duhet anashkaluar as faktorët vendor si rritja e pagës minimale dhe pagave të tjera, ulja e ngadalshme e çmimeve të ushqimeve në vend përkundër uljes së tyre në tregjet botërore që mund t’i faturohet edhe marzhave të larta të tregtarëve dhe fabrikave përpunuese.

    Banka Botërore në raportin e fundit konstaton se inflacioni është njëshifror, ndërsa për vitin 2023 parashikohet të jetë 9.1 për qind, shumë më i lartë se përllogaritjet dhe parashikimet e qeverisë. Për dy vitet e ardhshme, pritshmëritë e ekspertëve të Bankës Botërore janë që të ulet në 3 ose 2 për qind, por shifrat do të rishikohen më tej. Për më tepër vlerësojnë se inflacioni në vend nuk është vetëm i importuar, por ndikohet edhe nga presionet e brendshme. Sipas Bankës Botërore, rritja e TVSH-së dhe pagave ka ndikim në inflacion.

    “Ne kemi parë që nga prilli që pagat reale po rriten. Deri në muajin prill këto presione kanë munguar zhdukur, dhe inflacioni po gërryente të ardhurat reale. Që prej muajit prill, të ardhurat reale janë rritur dhe kanë kontribuar në presionet inflacioniste. Kjo rritje nuk është ende e ndjeshme. Ende nuk shohim ulje të inflacionit në drejtim të normës së ulët që Banka Popullore ka ruajtur prej dekadash. Ne shohim një rritje të inflacionit dhe presioneve”, thotë Sanja Maxhareviç-Shuster nga Banka Botërore.

    Nga ky institucion botëror financiar thonë se edhe fitimet e mëdha të bizneseve apo marzhat e mëdha të profitit kanë ndikim në rritjen e inflacionit.

    “Në mesatare, ne tashmë shohim se roli i efekteve të jashtme të inflacionit po ngadalësohet në kurriz të rritjes së rolit të faktorëve të brendshëm, pra faktorëve të brendshëm si teprica e kërkesës së brendshme, efekti i vonuar i masave mbështetëse, fitimet e larta dhe indeksimi i pagave që çojnë në një shpjegimin të inflacionit në këtë rajon”, vlerëson Jovana Maxhoska, ekonomiste.

    Një pjesë e ekspertëve kanë kërkuar edhe një aktivizim më të madh të Komisionit Anti Monopol që të vlerësohet se kush dhe si ka praktikuar praktika që nuk janë ato të tregut , për shkak se edhe në shikim të parë mund të vërehet se më shumë pjesë të tregut ju mungon konkurrenca më e madhe.

    Nga ana tjetër, vlerësohet se rritja e TVSH-së do të ndikojë në çmimet dhe në vend të kësaj është e nevojshme që qeveria të fillojë kursimet dhe të merret seriozisht me luftën kundër ekonomisë gri. Ndikim do të kenë edhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

    “Është rritur TVSH-ja e energjisë elektrike. A ishte momenti dhe a duhej miratuar një masë tjetër, është një pyetje tjetër. Rritjet e taksave kundrejt ngrirjes së çmimeve ka efekte të kundërta të inflacionit. Kur vendoset një masë, duhet të dihet qartë se cila janë kostot dhe efekti. Mbrojtja e kategorive vulnerabël të qytetarëve duhet të shkojë paralelisht me reformat strukturore. Ekonomia gri është një rezervuar që në një periudhë më të shkurtër kohore mund ta rrisë rritjen ekonomike të vendit për 30 deri në 50 për qind”, thotë profesori i ekonomisë, Borçe Trenovski.

    Ekspertët e grupit Erste thonë se ekziston rreziku që inflacioni të ketë një normë të lartë edhe vitin e ardhshëm. Nëse kjo ndodh, kjo do të nënkuptonte një rritje të mëtejshme të kostos së kredisë, dhe rrjedhimisht më pak kredi në qarkullim, e cila do të çonte në më pak aktivitet. Thonë se nuk ka zgjidhje magjike për zgjidhjen e problemit të inflacionit, por ka elementë që mund të punohet.

    “Ose duhet ulur rritja e pagave ose do të duhet të bien marzhat e fitimit të disa kompanive në sektorët ku çmimet janë rritur shumë. Pra, nëse një nga këto dy nuk ndodh, as inflacioni nuk mund të bjerë. Sepse pikërisht këta janë faktorët që çuan në një normë kaq të lartë inflacioni. Po flasim për sektorin e energjisë, po flasim për bujqësinë, industrinë ushqimore dhe aktivitetet e shërbimeve si restorante, kafene. Aty u rritën më shumë çmimet, por më shumë u rritën edhe marzhat”, thotë makroanalisti i Erste Group, Mate Jeliç.

    Gjetjet e analizave tregojnë se qytetarët duke u ndeshur me krizën ekonomike, inflacioni dhe çmimet e rritura kryesisht kanë kursyet nga ulja e konsumit të energjisë elektrike dhe në vendin e dytë është kursimi në furnizimin e produkteve ushqimore. Këtë e tregojnë rezultatet e “perceptimeve të qytetarëve dhe qëndrimeve dhe familjeve për inflacionin në Maqedoninë e Veriut të realizuar nga “Shoqata për Iniciativën Demokratike dhe Pulsi i Demokracisë”.

    Qytetarët fajin për rritjen e inflacionit e vendosin në radhë të parë te Qeveria, pasuar nga sfidat globale dhe sektori privat , prodhuesit dhe dyqanet. Goditja më e madhe për buxhetin familjar ishte rritja e çmimit të produkteve ushqimore.

    Lajmi Paraprak

    “Kush mund të mbijetojë afër mbetjeve të rrezikshme”

    Lajmi i rradhës

    Amnistinë e presin mbi tre mijë amendamente!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë