Izairi sfidon Sejdiun: Do të dorëhiqem nga kandidatura nëse publikoni lejen e ndërtimit për 8 vendbanimet e Dervenit

    Me agjendën e gjelbër dhe me përkrahjen e pushtetit qendror dhe me thithjen e mjeteve nga fonde të ndryshme, qoftë IPA fonde apo fonde europiane do t’i realizojmë projektet e ardhshme, kështu është shprehur Fatmir Izairi në emisionin “Zgjedhjet lokale 2021”, gara për komunën e Zhelinës, kandidati i BDI-së, përcjell Nistori.

    Izairi pyeti kryetarin aktual të kësaj komune, Blerim Sejdiu që vjen nga radhët e Lëvizjes Besa se për cilin projekt për ujësjellësin keni dhënë leje në vendbanimet e Dervenit. Izairi sfidoi Sejdiun me dorëheqje nëse Sejdiu e publikon lejen e ndërtimit për ujësjellësin për 8 vendbanimet e Dervenit dhe Cerovës, por nuk i bëri.

    “Premtoi se do ta publikon lejen e ndërtimit që është duke ndërtuar ujësjellës në Kapazhdoll dhe nuk e bëri. Kontratën për ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit për 8 vendbanimet e Dervenit dhe Cerovës e ka fakulteti i ndërtimtarisë bashkë me proinxhinierinë. Nuk ka 10 ditë që dëgjova me profesorin a ka mbri dikundi, së paku rezervuari që doli në pronë private për shkak të plasaritjeve që thash më herët, më tha që nuk ka lëvizë nga vendi. Ashtu si ka mbet dhe ashtu është. Nëse ti ke kontrata, ke leje ndërtimi, besom që do të tërhiqem prej mandatit. Nëse ti ke leje ndërtimi për 8 vendbanimet e Dervenit”, ka deklaruar Izairi.

    Ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar kandidati i Lëvizjes Besa, Sejdiu dhe se asnjëherë nuk ka thënë se ka dhënë leje për një gjë të tillë. Nga ana tjetër Izairi kërkoi që të regjistrohen fjalët e tij dhe i bindur se do të del e vërtetë ajo çfarë tha ai. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e katërt të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Ziberi: Do të jem transparent, sepse deri më tani kemi jetuar nën moton e një politikë “ha-merr dhe mos ikë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë