Ja si do të vihen në binarë ndërmarrjet me humbje në RMV

    Me ndryshimet dhe plotësimet që pritet të trasnformojnë Ligjin për Ekzekutimin e Buxhetit Qeveria kërkon që të vërë nën kontroll të gjitha ndërmarrjet dhe agjencitë publike që operojnë me humbje. Nëse ky ligj do të miratohej, do të përcaktohej në një formë më të saktë se në cilat kushte duhet të bëhen punësimet në kompanitë deficitare shtetërore që vazhdimisht akumulojnë borxhe.

    Sipas opinioneve publike nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për ndryshime dramatike në rregulloren ligjore, të cilat do të përmirësonin situatën me punësimin joproduktiv dhe shpeshherë partiak në sektorin shtetëror. Por siç thuhet nga Qeveria në sqarimin e saj, duan të arrijnë shpenzime efikase dhe efektive të parave publike. Nga ana tjetër, duke qenë se bëhet fjalë për ndryshime ligjore, nuk mund të shihet saktësisht se çfarë ndryshimesh propozon Qeveria. Por, ky është në fakt neni kyç i ndryshimeve ligjore.

    “Në Ligjin për ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, neni 20 paragrafi (4) ndryshohet dhe thotë: “Për punësimet nga paragrafi (3) i këtij neni, Qeveria merr vendim për miratimi i punësimeve, pas informacionit të dorëzuar paraprakisht nga ana e personit juridik”, thuhet në nenin ligjor i cili është i pari i ndryshimeve dhe i cili duhet të sigurojë kontrollin e punësimit.

    Ndërsa, nga ana tjetër, në sqarimin e Qeverisë, e cila është propozuese e Ligjit, thuhet se ky nen “specifikon procedurën e punësimit në ndërmarrjet publike, agjencitë dhe personat juridikë publikë të themeluar nga pushteti qendror, si dhe shoqëri tregtare të themeluara nga RMV, që kanë arritur rezultat financiar negativ dhe punësimet e kërkuara janë më të mëdha se largimet e punëtorëve në vitin aktual”.

    Propozues i këtyre ndryshimeve ligjore është Qeveria, e cila deklaroi se parimi themelor i tyre është shpenzimi racional, ekonomik, efikas dhe efektiv i mjeteve nga shfrytëzuesit e buxhetit, si dhe ligjshmëria dhe përgjegjësia në përdorimin e atyre parave. Gjithashtu thuhet se për zbatimin e këtij ligji, burimet e nevojshme financiare parashikohen me Vendimin për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve, pra ribalancimin informal. Gjithashtu sugjerohet që këto ndryshime ligjore të miratohen me procedurë të shkurtuar, pasi janë plotësuar kushtet e nenit 170 të Rregullores së Punës.

    Kush janë realisht humbësit më të mëdhenj shtetërorë ku punësimi do të kontrollohet, pra do të kryhet me plan dhe kushte të qarta? Ministria e Financave publikon çdo tremujor të dhënat për rezultatet financiare për 30 ndërmarrje shtetërore dhe shoqëri aksionare dhe shifrat e fundit të publikuara janë ato të tremujorit të parë të këtij viti.

    Sipas këtyre të dhënave, më shumë se gjysma e këtyre kompanive janë me humbje ose 16 ndërmarrje shtetërore janë të tilla. Humbje më të mëdha kanë kryesisht ato ndërmarrje që janë debitorët më të mëdhenj të shtetit. Humbësi më i madh është NP Hekurudhat infrastruktura, ku për tremujorin e parë rezultati negativ financiar i tyre është 2.64 milionë euro.

    Humbësi i dytë më i madh ishte NP Hekurudhat Transport, me një negative për tre muajt e parë prej 2.3 milionë euro. Në vendin e tretë janë NP Pyjet Nacionale, me humbje të mëdha prej 1.83 milionë euro. SHA Ujësjellësi, NP Strezhevë, Posta, M-NAV, NP Zlletovica dhe të tjerët janë gjithashtu humbës shtetërorë me negativë të theksuar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Punë sezonale për të mbijetuar

    Lajmi i rradhës

    Sëmundja që dëmton rëndë shikimin – Si të dalloni simptomat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë