Punë sezonale për të mbijetuar

    Gjatë kësaj vere në komunën e Dibrës përveç vazhdimit të migrimit masiv të popullatës të re, ka patur edhe një dukuri që ka të bëjë me punësime sezonale nëpër botë nga ana e shumë dibranëve, mes tyre edhe mësues, hidraulik, elektricist, kuzhinier, etj. Bëhet fjalë për persona të cilët kanë shfrytëzuar pushimet verore ose kanë marrë pushim pa paguar, me qëllim që të punojnë në mënyrë sezonale në disa shtete të Unionit Evropian. Ata thonë se bëhet fjalë për përfitime materiale plotësuese, shpesh herë për të mbijetuar.

    Në tre muajt e kaluar një numër i theksuar i dibranëve duke shfrytëzuar lidhjet e tyre me farefiset apo miq, kanë udhëtuar kryesisht për në Gjermani, Itali, Austri, Belgjikë dhe shtete të tjera të Unionit Evropian për të punuar në mënyrë sezonale, një apo dy muaj.

    Dukuria këtë vit ka marr një hov të madh dhe ata që kanë punuar në këto shtete, këto ditë janë duke u kthyer në vendlindje. Sidomos dy shtetet të cilët kanë patur një numër më të madh të këtyre dibranëve janë Italia dhe Gjermania. Këto ditë në Dibër është kthyer Agim T. 39 vjeçar i cili është i punësuar në një ndërmarrje të Dibrës si hidraulik. Ai thotë se ka shfrytëzuar pushimin veror që ka marr në ndërmarrjen e tij dhe ka shfrytëzuar disa miq të tij për të siguruar punë sezonale në Gjermani.

    “Kam përfituar mbi 2 mijë euro, para të cilët do të më ndihmojnë në përmirësimin e situatës financiare në familje”, thotë Agimi.

    Në Gjermani plot dy muaj ka qenë edhe një arsimtar dibran i cili na luti që të mos publikojmë emrin e tij. Ai na informoi se ka punuar në një qebaptore në Munih të Gjermanisë si ndihmës kuzhinier. Edhe ai është i kënaqur nga përfitimet. “Me mua në Munih kanë qenë edhe disa dibran të tjerë të cilët kanë punuar kryesisht në objekte shërbyese. Unë dhe ata jemi shumë të kënaqur nga përfitimet materiale dhe për gjetjen e punës sezonale na kanë ndihmuar disa shokë”, tha ai.

    Jo zyrtarisht në Itali dy- tre muajt e fundit shumë dibran të ri kanë qenë të angazhuar në punë të ndryshme bujqësore por edhe në ndërtimtari. Edhe ata potencojnë se kanë patur përfitime të majme. Naseri, Nexhmiu dhe Saiti janë tre shokë të cilët në Itali kanë punuar afro një muaj e gjysmë.

    “Vëllai i Saitit na mundësoi që gjatë kësaj vere të punojmë në ndërtimtari në pjesën veriore të Italisë, respektivisht krahinën Veneto. Jemi të kënaqur nga pagesa dhe tani jemi kthyer në Dibër”, thonë ata. Ata poashtu sqarojnë se në Itali ka shumë punë në sferën e bujqësisë. “Duke marrë parasysh mungesën e dorës së punës në sferën e bujqësisë në Itali, pronarët e disa kompanive të cilët merren me mbledhjen të pemëve, na kanë informuar se punë sezonale ka me bollëk sidomos kur bëhet vjelja e mollëve, pjeshkave, dardhave, qershive, dhe rrushit”.

    Sa i takon angazhimit sezonal të dibranëve jashtë vendlindjes këtë verë u shtua dukshëm numri i të rinjve të cilën u angazhuan në sferën e gastronomisë në Shqipëri. Jo zyrtarisht mbi 200 të rinj mes tyre edhe nxënës të shkollave të mesme punonin si kamerier, shankist, por edhe në punë të ndryshme në sferën e turizmit sidomos në Durrës, Shëngjin, Velipojë, Vlorë , Sarandë, etj. Këto ditë pjesa dërmuese e të rinjve që punuan në Shqipëri filluan të kthehen në Dibër.

    Edhe ata thonë se janë të kënaqur nga përfitimet që kanë marrë për angazhimin e tyre. Duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e dibranëve të cilët u angazhuan në mënyrë sezonale jashtë vendit, janë në vendet e ndryshme të punës, ata do të fillojnë angazhimin e tyre në vendete të rëndomta që kanë patur në Dibër. Dukuria në fjalë që të përfitohet para në mënyrë sezonale është e mirëseardhur për rritjen e standardit të familjeve të tyre.

    Një pjesë e tyre thonë se parat do t’i harxhojnë për shkollimin e fëmijëve që janë nëpër studime, të tjerë për investime në shtëpitë e tyre por ka edhe të tillë të cilët theksojnë se do të paguajnë këstet e kredive që janë duke i shfrytëzuar. Me plot të drejtë Valmiri 25 vjeçar nga Dibra, thotë se hapja e shtetit drejt Evropës i ka sjell vetëm përfitime shtetasve të Maqedonisë. Prandaj siç thotë ai, është çudi që disa parti politike në vend frenojnë angazhimet qeveritare për integrim. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Valon Syla u kërkon falje tetovarëve për fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca” (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ja si do të vihen në binarë ndërmarrjet me humbje në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë