Kacarska nuk sheh shpresë se vendet vakante së shpejti do të plotësohen me katër gjykatës të rinj

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, nuk sheh shpresë se vendet vakante së shpejti do të plotësohen me katër gjykatës të rinj. Institucioni aktualisht punon në kufirin e një kuorumi. Nëse mungon vetëm një gjykatës, atëherë ata nuk mund të mbajnë as seancë.

    “Unë nuk shpresoj më, se do të ndodhë shumë shpejt. Mënyra se si po shkojnë gjërat në Komisionin e Zgjedhjeve dhe Emërimeve nuk më jep shpresë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt. Jam shumë e zhgënjyer, që zgjat kaq shumë dhe kjo tashmë është e papranueshme për vetë politikanët. Nuk e di arsyen pse edhe pas afro 13 muajsh gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zgjidhen…”, deklaroi Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

    Gjykata aktualisht punon me vetëm pesë gjykatës. Nëse deri në dhjetor nuk ka zgjedhje të gjykatësve të rinj, atëherë gjykata nuk do të mund të funksionojë më.

    “Mandati i gjykatëses Vangelina Markudova, përfundon në fillim të dhjetorit. Kjo do të thotë që nga dhjetori, nëse mbetet kjo situatë, ne nuk do të mund të punojmë fare…”, tha Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

    Zgjedhja e gjykatësve kushtetues është në procedurë parlamentare. Zgjedhjet kanë ngecur më shumë se një vit në Komisionin e Zgjedhjeve dhe Emërimeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ukraina lidhet me tregun europian, Kievi nis eksportimin e energjisë elektrike drejt Rumanisë

    Lajmi i rradhës

    Jashtë Europës, si peng i Bullgarisë dhe i kapadainjve të Shqipnisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë