Ukraina lidhet me tregun europian, Kievi nis eksportimin e energjisë elektrike drejt Rumanisë

    Kievi ka hyrë me sukses në tregun evropian të energjisë, në një lëvizje që do t’i lejojë të eksportojë dhe importojë energji elektrike. 

    Ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Galushchenko tha të martën se sistemi evropian i energjisë, ENTSO-E, do të fillojë eksportet komerciale të energjisë elektrike të enjten me nën sistemin e transmetimit të energjisë elektrike të Ukrainës, Ukrenergo.

    Eksportet do të fillojnë në sasi më të vogla, me një vëllim fillestar të eksportit rreth 100 megavat (MW).

    Galushchenko tha se vëllimet e eksportit të energjisë elektrike do të rriten gradualisht pas vlerësimeve mujore të ndikimit nga ENTSO-E në sistemin energjetik evropian.

    “Teknikisht, sistemi ynë energjetik mund të sigurojë tashmë deri në 1690 MË kapacitet për eksport. Pas masave teknike shtesë, kapaciteti për të shitur energji elektrike jashtë vendit mund të rritet në 4-5 gigavat,” tha ministri.

    Ukraina do të eksportojë fillimisht energji elektrike në Rumani, por transmetimet pritet të fillojnë të eksportohen në Sllovaki dhe Hungari.

    Kryetari i bordit të Ukrenergo, Volodymyr Kudrytsky, mbrojti këtë veprim duke thënë: “Ky vendim më në fund thyen “akuariumin” e tregut të mbyllur të energjisë ukrainase dhe në të njëjtën kohë na afron me integrimin e plotë në hapësirën energjetike evropiane.”

    Marrëveshja e re e transmetimit do të lidhë Ukrainën me zonën e Evropës kontinentale, sistemin më të madh të rrjetit të energjisë në botë, ku përfshihen 35 vende.

    Galushchenko tha se marrëveshja jo vetëm që do të sigurojë një burim të ardhurash financiare për të cilat Ukraina ka nevojë dëshpërimisht teksa lufta vazhdon, por do t’i lejojë vendet evropiane të stabilizojnë tregjet e tyre të energjisë .

    “Vendet evropiane, nga ana tjetër, do të jenë në gjendje të sigurojnë një furnizim më të qëndrueshëm me energji dhe, më e rëndësishmja, të zëvendësojnë burimet energjetike të Rusisë,” tha ai.

    Lajmi Paraprak

    Lubonja me tone të forta: Këta me kollare janë më të rrezikshëm, amnistia fiskale degjeneron gjithë shoqërinë

    Lajmi i rradhës

    Kacarska nuk sheh shpresë se vendet vakante së shpejti do të plotësohen me katër gjykatës të rinj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë