Kasami: nëse nuk na jepet anëtari në KShZ, ditën e votimit mund të mos lejojmë hapjen e kutive në Çair, Tetovë dhe Zhelinë

    Bilall Kasami nga Lidhja Europiane për Ndryshim thotë se në rast se deri në fund të vitit nuk plotësohet kërkesa e tyre për anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, do të radikalizojnë shfaqjen e pakënaqësisë. Kasami tha se si bllok opozitar kanë fuqinë që të mbledhin 10.000 qytetarë para Kuvendit, ndërsa pohoi se në atë rast do të shqyrtohej mundësia që mos të lejohej hapja e kutive të votimit në Çair, Tetovë dhe Zhelinë.

    “Ne do të shiqojmë të gjitha format tjera, duke nisur nga bojkotimi i Kuvendit, protestat, bllokada e Kuvendit, deri në atë të fundit që e kemi analizuar dhe e shqyrtojmë si mundësi, që në komunat që udhëhiqen nga opozita shqiptare, në këtë rast Tetovën, Zhelinën dhe Çairin, mos të lejojmë që ditën e zgjedhjeve të hapen kutitë e votimit. Nuk jemi opozitë me kapacitet të pamjaftueshëm për të mbrojtur të drejtën tonë, nuk mundet një opozitë me 3 parti politike, me tre komuna me 5-6 deputetë në Kuvend, të ia mohojnë një të drejtë. Ne kemi mundësi 10.000 qytetarë t’i nxjerrim para Kuvendit”, tha Kasami.

    Kasami: Bashkimi i LEN-it me Vetëvendosjen dhe me votuesit e ASH-së, do të fitojë në zgjedhje

    Nga Lidhja Europiane për Ndryshim deklaruan se në listën e tyre në zgjedhje do të ketë kandidatë edhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Kreu i Lëvizjes Besa nga LEN, Bilall Kasami në deklaratë për media tha se LEN llogarit edhe në votuesit e ASh-së.

    “Ky bashkim i Lidhjes Europiane për Ndryshim, bashkë me Vetëvendosjen dhe bashkë me votuesin e Aleancës, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve dhe bindshëm do të fitojë…dhe atë që e thash, bindshëm përball partive tjera”, tha Kasami.

    LEN i vë ultimatum pushtetit: Të votohet anëtari ynë për në KShZ, ose bojkotojmë Kuvendin

    Lidhja Europiane për Ndryshim është duke menduar ta bojkotojë Kuvendit, nëse nuk i jepet vendi i anëtarit të 7-të në KSHZ, për të cilin besojnë fort se u takon.

    “Ne do të ngremë alarmin në nivelin më të lartë dhe do të kërkojmë prej shumicës parlamentare që deri në fund të vitit, 31 dhjetor, ta votojë në Kuvend anëtarin e KSHZ-së që e kemi propozuar ne. Nëse shumica nuk e voton anëtarin që ne e kemi propozuar, që na takon me ligj, ne do ta bojkotojmë parlamentin”, tha Afrim Gashi, Alternativa.

    Megjithatë bojkoti nuk është e vetmja masë që opozita shqiptare po e mendon ta ndërmarrë si shenjë revolte. Në plan kanë edhe hapa më radikal. Bilall Kasami tha se kanë mundësi që para Kuvendit t’i nxjerrin 10 mijë qytetarë.

    “Bojkotimi i Kuvendit, protestat, bllokada e Kuvendit, deri në atë të fundit që e kemi analizuar dhe e shqyrtojmë si mundësi, që në komunat që udhëhiqen nga opozita shqiptare, Tetova, Zhelina dhe Çairi, mos të lejojmë që ditën e zgjedhjeve të hapen kutitë e votimit”, pohoi Bilall Kasami, Lëvizja Besa.

    Bojkotimi i Kuvendit nga opozita shqiptare, do të nënkuptonte edhe mosvotim i Talat Xhaferit si kryeministër teknik. Por Kasami thekson se atë do ta votojë edhe VMRO-DPMNE-ja nëse do që të ketë ministrat e saj në Qeverinë teknike.

    “Pra Talat Xhaferi do të jetë kryeministër i VMRO-së, po aq sa i LSDM-së, po aq sa i Aleancës edhe i BDI-së, nuk bëhet fjalë këtu për atë famën që tenton ta krijojë BDI e cila duke mos pasur rezultate këto 4 vite, gjithë katër vitet mundohen t’i kalojnë me 100 ditë të Talat Xhaferit kryeministër teknik”, shtoi Kasami.

    Lidhja Europiane për Ndryshim është e bindur në fitoren e saj në bllokun shqiptar, ndërsa sipas Kasamit këtë ua tregojnë edhe sondazhet që i bëjnë, prandaj edhe një herë i përcollën apel ASH-së që sa më shpejtë të vendos të jetë në anën ku është edhe votuesi i saj, sepse siç thanë, votuesi i ASH-së nuk voton për BDI-në.

    Nga ana tjetër, kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti zbuloi se në listën e LEN-it do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes, partia e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, e cila do të përkrahë opozitën shqiptare në zgjedhjet që po vijnë.

    Lajmi Paraprak

    Kronika historike e këtij viti me halle

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë më të mira për shëndetitn avokadot jeshile apo të zezat?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë