Keqpërdorime me parcelat në Komunën e Ohrit – autoritetet pa asnjë masë

    Më pak se tre muaj deri në afatin që UNESCO u dha autoriteteve të vendit për të dorëzuar raportin se çfarë është bërë rajoni i Ohrit ta ruaj statusin e tij, organizatat joqeveritare japin alarmin. Thonë se autoritetet lokale dhe qendrore nuk kanë marrë asnjë masë. Ndërtesat e larta vazhdojnë të ndërtohen përtej asaj që është e lejuar, pavarësisht se sipas rekomandimeve të UNESCO-s lejohet të përdoret vetëm 50% nga parcela e përgjithshme ndërtimore.

    “Vetëqeverisja lokale, përkatësisht sektori i urbanizmit, po keqpërdor pozitat e veta, përkatësisht persona të caktuar po e keqpërdorin pozitën për të përfituar me ndërtimin e atyre banesave”, tha Nikolla Kiselinov Bozdoganov – përfaqësues i OJQ-së.

    Në Ohër ka pasur disa raste ku janë shkelur rekomandimet e UNESCO-s.

    “…Asgjë konkrete nuk po bëhet, madje po përkeqësohet situata”, shtoi ai.

    Edhe nga organizata “Ohri SOS” thonë se aktivitetet e ndërmarra kinse për mbrojtjen e rajonit, janë sipërfaqësore. Akuzojnë se komunat vazhdojnë “me të vjetrën”.

    “Lëshojnë leje ndërtimi që nuk janë në përputhje me Planin e menaxhimit. Pothuajse tre vjet pas hyrjes në fuqi të Planit të menaxhimit, komunat nuk e kanë respektuar atë dhe po vazhdojnë me procedurat e vjetra…”, thonë nga Ohri SOS.

    Nga “Ohri SOS” thotë se ndërtimet pa leje vazhdojnë pa pengesa. Në vitin 2021, në Ohër janë regjistruar 70 ndërtime pa leje dhe 34 në Strugë, prej të cilave 40%, përkatësisht 59% janë objekte banesore, komerciale dhe mbindërtime të ndryshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Buxheti i RMV-së për vitin 2023, nuk dallon shumë nga ai i viteve të mëparshme

    Lajmi i rradhës

    BE: RMV nuk ka bërë aspak progres në kapitujt për bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë