Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme është decide

    VMRO-DPMNE-ja nuk do të presë as me muaj dhe as me vite për zgjedhje të parakohshme. Kërkesa e tyre është decide.
    Kjo ishte përgjigje ndaj zërave të ditëve të fundit se partitë mund të arrijnë një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme në prillin e vitit të ardhshëm.

    “Koha është tani dhe menjëherë. Maqedonia nuk mund të presë dhe më nuk mund ta durojë këtë sistem kriminel të imponuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja vetëm për pushtet të pastër. Gjithçka është gënjeshtër, edhe se shteti shkëlqen, edhe se kemi datë, edhe se nuk kemi çështje të hapura, edhe se janë ndërtuar 500 km autostrada, edhe se ka rrymë dhe rezervat janë të plota, edhe se ka ushqim, edhe se ka vaj…”, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

    Në pyetjen se si do ta bindin Kovaçevskin të ulet në tavolinë për t’u dakorduar për zgjedhje të parakohshme, VMRO-DPMNE-ja thotë se kryeministri do të jetë i detyruar.

    “Kovaçevski nuk ka kapacitet elementar demokratik të ulet dhe të flasë për opozitën. Qytetarët do ta detyrojnë. VMRO-DPMNE-ja thirri protestë, data është caktuar, më 18 qershor. Pas 18 qershorit, Kovaçevski nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç që të ikë nga Ilindenska”, u shpreh Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

    Që nga 10 maji, VMRO-DPMNE-ja është në procesin e bllokimit aktiv të Kuvendit. Që atëherë janë kaluar vetëm pak ligje që janë për ndihmë financiare ndaj qytetarëve. Partia e Mickoskit shprehet e vendosur për të mos lejuar të kalojë asgjë tjetër. Bllokimi erdhi pasi Kovaçevski nuk pranoi takim me Mickoskin për zgjedhje të parakohshme. Më 18 qershor, do të protestojnë para Qeverisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MEPSO kërkon nga KRRE-ja që të pranojë rritje të kostove prej 68 për qind

    Lajmi i rradhës

    Prej nesër pritet rritje shtesë e çmimeve të produkteve ushqimore bazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë