Kodi zgjedhor në pushime bashkë me deputetët

    Kryeparlamentari Talat Xhaferi i shpalli zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Ndërkohë, deputetët janë në pushime, ndërsa mes ligjeve të cilat mbetën, janë edhe ndryshimet kontestuese të kodit zgjedhorë

    Fati i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat provokuan një sërë reagimesh nga faktorët shoqërorë dhe politik, është i pasigurt, kryesisht për shkak të pragut të 2 për qind të votuesve në listën komunale për kandidatët të pavarur. Sipas atyre ndryshimeve të propozuara, që një kandidat i pavarur të mund të kandidojë në zgjedhjet lokale, ai do të duhej të mblidhte 2 për qind të votuesve, që në disa zona nënkupton një rritje serioze të numrit, kështu për shembull në Shkup 1000 nënshkrime të kërkuara do të rriteshin në mbi 9000. Presidenti Stevo Pendarovski, organizata joqeveritare dhe iniciativa qytetare, kundërshtuan këtë propozim, pas së cilës reteroi edhe kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Përfaqësues të tyre partiak, bashkë me deputetët nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët i dorëzuan ndryshimet e ligjit në Parlament, ndërsa morën pjesë në dakordimin e saj. Burime nga shumica parlamentare dhe opozita, megjithatë, tani thonë se ende ekziston mundësi të sillet ndonjë ndryshim të kodit zgjedhorë pasi që të kthehen nga pushimet.

    Ish kryetari i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Novakovski është decid kundër ndryshimit të kodit zgjedhorë në kohë të shkurtër para zgjedhjeve, madje edhe pasi janë shpallur. “Unë në jam absolutisht i bindur se pavarësisht nga ndryshimet që do të bëhen, megjithatë, janë ndryshime të kodit zgjedhorë dhe do të shënohen si negative në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR. Ne e dimë se afati i pranueshëm për ndryshimet në mënyrë që të mos ketë vlerësim negativ në fushën e legjislacionit zgjedhor është të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha Novakovski. Nga shumica parlamentare, thonë se ndryshimet eventuale nuk do ti ndryshonin “rregullat e lojës në kushte të shpalljeve të zgjedhjeve lokale”. Si shembull që nuk do të ndryshojë, ata përmendin listat gjysmë të hapura në të cilat për të zgjedhur dikë, ishte parashikuar që duhet të ketë tre për qind të votuesve të regjistruar. Kjo u kundërshtua nga partitë më të vogla parlamentare dhe shumica në pushtet.

    Por, burimet e njëjta nga atje lënë mundësin për ndryshim të pragut për kandidatët e pavarur në një për qind, siç paralajmëroi edhe Zaevi. Ndaj kësaj veçmë kanë reaguar nga iniciativa qytetare “Qyteti human i gjelbër”, duke potencuar se kjo do të thotë rritje e pragut prej 1000 nënshkrime tani, në rreth 5000, aq sa do të ishin një për qind nga votuesit në Shkup. Të njëjtat burime nga shumica parlamentare, potencojnë se për komunat tjera pragu prej një për qind do të thotë ulje të nënshkrimeve të nevojshme. Në ligjin aktual, pragu është më i përgjithshëm, kështu për shembull për komuna deri më 10.000 banorë janë të nevojshme 100 nënshkrime, ndërsa pragu prej një për qind nga të regjistruesit në listën zgjedhore do të thotë se në disa komuna, si për shembull Vevçani, do të ishin të nevojshme 20 nënshkrime. “Nuk do të duhet të ndryshohet në këtë mënyrë të shpejtë sepse do të jepet porosi e gabuar. Të gjithë njohësit dhe monitoruesit evropian nuk do të kuptojnë pse po bëhen këto ndryshime për vendosjen e censusit”, thotë Novakovski. Deputetët pritet të jenë në pushime gati gjatë gjithë muajit gusht, dhe nëse kryeparlamentari nuk vendos që të ua ndërprenë pushimet, ndryshimet do të votoheshin në shtator, që është vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Nga 16 gushti, kush nuk është i vaksinuar nuk mund të ulet në kafene

    Lajmi i rradhës

    “Antikosovarizmi” dhe “Pordhat” patriotike kosovare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë