Komuna e Jegunovcës” | “Në vend të tabelës për mirëseardhje, ju “mirëpresin” deponitë e egra”

    Foto: Ilustrim

    “Në vend të tabelës për mirëseardhje në çdo hyrje të fshatrave të komunës së Jegunovcës, ju pret një deponi e këtillë dhe kjo ndodh për shkak se kjo komunë nuk ka ndërmarrje për grumbullimin e mbeturinave”, njofton “TV21”.

    Komuna e Jegunovcës asnjëherë deri më tani nuk ka pasur ndërmarrje që do të menaxhonte me mbeturinat, ndërsa para një viti ka falimentuar një shoqëri që i ka menaxhuar ujërat e zeza dhe ujësjellësin. Që nga atëherë akoma nuk është themeluar ndonjë ndërmarrje publike.

    Kryesuesi i Këshillit komunal, Orhan Sabrij, thotë se është marrë një iniciativë për themelimin e një ndërmarrje, por procedurat nga ana e Këshillit nuk kanë kaluar akoma.

    “Për momentin nuk ka ndërmarrje është në formim e sipër, më herët komuna ka pasur një shoqëri për menaxhimin e ujit kurse vitin e kaluar me vendim të këshillit e kemi mbyllur atë që të hapet një ndërmarrje publike që të menaxhojë ujërat e zeza, ujësjellësit dhe mbeturinave në Komunën e Jegunocës. Komuna ka marrëveshje me kompaninë private e cila i mbledh mbeturinat në nivel komunal dhe pagesën e bëjnë qytetarët në kompaninë private”, tha Sabrij.

    Disa herë jemi munduar që të kontaktojmë edhe me kryetarin e kësaj komune, Darko Bllazhevski, por për disa ditë ishte i pakapshëm për prononcim. Në Pollog nuk është komuna e vetme që nuk i grumbullon vetë mbeturinat, por është komuna e vetme deri më tani që nuk ka ndërmarrje publike.

    Lajmi Paraprak

    Kapet 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, gjendet në kamionin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni mushkëritë nga nikotina me gjithçka natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë