Komuna e Tetovës i ka dhënë vetëm vërejtje kompanisë që hodhi mbeturinat në Kodrën e Diellit (Video)

    *Një kamion duke hedhur mbetje ndërtimore në një pjesë të Kodrës së Diellit

    📌 Sulejmani – Deharit: atë çfarë ka bërë BDI për 20 vite, nuk të amniston nga bashkëpjesëmarrja në krim

    📌 Komuna e Tetovës i ka dhënë vetëm vërejtje kompanisë që hodhi mbeturinat në Kodrën e Diellit

    Pas akuzave të drejtorit të Parkut kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari drejtuar komunës së Tetovës për hedhjen e mbetjeve inerte mbi lagjen e vikend shtëpizave, në vend ngjarje sot foli shefi i inspektoratit komunal, Sedat Sulejmani. Ai tha se komuna nuk merret me politikë kur është fjala për Kodrën e Diellit, por merret me punë konkrete, raporton Nistori.

    “Siç edhe mund të shihni, atë që partia e Ibrahim Deharit e premtoi me dekada dhe nuk e realizoi, ne nisëm që ta realizojmë. Zgjidhja e problemeve të kahmotshme i pengon edhe Deharit edhe partisë së tij. Reagimi i djeshëm i tij ishte kryekëput politik. Ne si komunë, pas arritjes së këtij reagimi, kërkuam që inspektorati komunal ta verifikoj këtë dhe të merren masa menjëherë. Pas dokumentimit të rastit, inspektoriati komunal ka urdhëruar kompaninë që merret me rikonstruimin e rrugës së vikend-shtëpizave, që sa më shpejtë të largojë materialin e deponuar në mënyrë të paligjshme në vendet e papërshtatshme. Dhe kjo gjithsesi se do të bëhet. Ne si komunë nuk kemi lejuar asnjë projekt i filluar të ngel gjysmak, sepse kjo nuk i ngjan udhëheqësisë së tanishmë të komunës, por kjo është praktikë e BDI-së, e cila asnjë projekt që e ka filluar nuk e ka përfunduar. Ne ju garantojmë se projektet tona nuk do t’i lëmë në gjysmë. Zotëri Dehari, komuna nuk bën shkelje, por ajo është korrigjuese dhe këtë ne po e bëjmë! Andaj ne sot nga këtu po ju bëjmë disa pyetje, meqë kaq shumë kujdeseni për Parkun Nacional “Mali Sharr”. Si lejuat ju dhe partia juaj që në këtë park që gjoja ju dhimbset shumë, të ndërtohen pafund hidrocentrale? Dhe që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe, pse këto hidrocentrale, në 90 % të rasteve ndërtohen nga ish funksionar të partisë suaj, apo nga funksionarët aktual?”, deklaroi Sulejmani.

    Sulejmani adresoi akuza drejt Deharit, në lidhje me atë se si BDI lejoi manipulimin e ministrit të Ekologjisë, i cili, mashtroi tetovarët gjoja se pastroi deponinë në Kodrën e Diellit.

    “A nuk i keni parë këto që t’i filmoni dhe të bëni skena sikurse ajo e djeshmja? Apo nuk keni fuqi që t’i ndalni sepse janë bashkëpartiakët tuaj? Zotëri Deari po të ishit kujdesur aq shumë, si aktroni për Kodrën e Diellit, nuk do të kishit bërë skena telenovelash, por do të kishit intervenuar për të parandalur këtë dëm që i bëhet Kodrës së Diellit”, shtoi ndër të tjera Sulejmani.

    Me këto veprime, i pari i inspektoratit tha se nuk e amnistojnë Deharin nga bashkëpjesëmarrja në krim.

    I pyetur nga Nistori se kur do të hiqen mbetjet, ai tha se mbetjet do të jenë aty përkohësisht dhe kompania e kontraktuar ka dy javë afat për këtë.

    “Rasti që ka ndodhur dje është isnspektuar nga Inspektorati komunal dhe është vendosur që kompania e cila i ka hedhur mbeturinat këtu, që urgjentisht t’i largojë ato…Edhe ajo kompani arsyetohet se përkohësisht i ka vendosur ato mbeturina. Në kontratë është që kompania t’i bartë te deponia Rusino. U kemi dhënë dy javë afat që t’i tërheqin”, tha Sulejmani.

    Nëse do të ketë dënim me të holla, Sulejmani tha se vetëm janë marrë masa për largimin e tyre e jo ndonjë dënim tjetër.

    Ndryshe, Drejtori i Parkut “Mali Sharr”, Dehari shfaqi madje edhe një video material, ku dukeshin kamionët e firmës e cila bën bartjen e materialit që nxirret nga gërryerja e rrugës së vilave dhe i njëjti përfundon në lëndinat mbi vilat në Kodrën e Diellit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski nuk e ka idenë pse Qeveria e nxori në shitje pronën e konfiskuar të Gruevskit 

    Lajmi i rradhës

    Fruti i plotë apo lëngu – Cili ka më shumë vlera për organizmin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë