Komuna e Tetovës me punësime të reja, publikon listën e kontratave në vepër (Dokument)

    Komuna e Tetovës ka publikuar listën e kontratave në vepër për tre mujorin e parë të këtij viti, edhe atë 78 kontrata në vepër. Lista përfshin edhe kontratat e nënshkruara nga NPK “Tetova dhe “Parkingu i Qytetit”. Gjithsej nga 78 kontratat e lidhura, 48 janë lidhur gjatë muajve të fundit, njofton Nistori.

    Nga Komuna e Tetovës thonë se, administrata e komunës është e mbingarkuar, por nevoja e drejtimeve profesionale, ka obliguar menaxhmentin e komunës që të angazhojë njerëz tjerë, me qëllim për të realizuar kërkesat e qytetarëve, të pakryera ndër vite.

    “Në tre muajt e parë të këtij viti Komuna e Tetovës ka lidhur gjithsej 78 kontrata. 30 prej tyre janë kontrata të vazhduara nga administrata paraprake. Nga kontratat tjera një numër i konsiderueshëm janë të angazhuar në Inspektoratin Komunal si mbajtës të rendit sepse në këtë sferë ka pasur mungesë të theksuar. Poashtu disa kontrata të lidhura më 1 janar të këtij viti janë kryesisht administrator të angazhuar në komisionin për legalizim dhe urbanizëm për shkak të vëllimit të madh të punës që ka ky sektor si pasojë e numrit të madh të lëndëve që duhet të zgjidhen dhe me këtë qytetarëve t’ju legalizohen objektet në kohë dhe sipas Ligjit për Legalizim. Një pjesë tjetër janë të angazhuar sipas nevojës në sektor të ndryshëm, siç janë kabineti i kryetarit të komunës, duke nisur nga pjesa organizative, zyra për komunikim me publikun etj.” – deklarojnë nga komuna.

    SHTYP LINKUN PËR TË LEXUAR KONTRATAT E REJA
    https://tetova.gov.mk/docs/Kontrata%20ne%20veper%202022-Lista%20perfundimtare%20(1).pdf

    Ndryshe, Komuna e Tetovës më 16 shkurt 2022 publikoi listën e personave të punësuar në komunë përmes kontratës në vepër shifra e të cilave ishte 47, ku 8 prej tyre janë edhe pjesë e kabinetit të kryetarit aktual, por nga komuna nuk u përmend se çka punojnë 39 të punësuarit tjerë. Nga Komuna e Tetovës për Nistori nuk treguan se për çfarë janë të angazhuar dhe nëse shumica prej tyre janë aktivistë të Lëvizjes Besa, përkatësisht nëse punësimi i tyre në komunë vjen si shkak i ndikimit të partisë.

    Publikimi i 78 kontratave në vepër nga menaxhmenti aktual, vjen pas publikimit të listës së “famshme” të 812 kontratave në vepër të lidhura me komunën gjatë menaxhmentit të kaluar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BORXHET E KOMUNAVE – Kryetarët kanë trashëguar nga njëri te tjetri

    Lajmi i rradhës

    Punonjësit në çerdhe janë kërcënuar me largime nga puna nëse hyjnë në grevë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë