Komuna e Tetovës nuk gjen mirëkuptim me MPPS në lidhje me punësimet e reja nëpër çerdhe

    Komuna e Tetovës nuk ka gjetur mirëkuptim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për punësimin e 30 edukatoreve të reja në çerdhet e Tetovës edhe pse financiarisht këto punësime do t`i mbulonte komuna e Tetovës. Kështu ka deklaruar kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, i cili ka sqaruar se për shkak të numrit të pamjaftueshëm të edukatoreve janë të detyruar që të japin pëlqim që të rritet numri i fëmijëve në grupe për një edukatore. Një arsye tjetër për kërkesën për punësime të reja që është bërë deri tek ministria përkatëse është se në listë të pritjes ka rreth 300 fëmijë që presin të vazhdojnë edukimin nëpër çerdhet e Tetovës.

    “E dini që kemi sjellur një vendim në këshill ku kemi dërguar atë vendim deri tek Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që të hapen 30 vende të punës, që financiarisht do të mbulohen nga ana e komunës së Tetovës dhe që të mos ketë probleme me inspektoratin drejtoresha e çerdhes, që të mund të jetë e mbuluar ligjërisht, na duhej vetëm një pëlqim prej çerdhes, por nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk gjetëm mirëkuptim. Pastaj filluam procedurën tjetër dhe kërkuam pëlqim për 9 vende pune që të mundet që mbulohen fëmijët që presin të regjistrohen në çerdhe”, tha Besar Durmishi.

    Krahas kësaj, edhe kërkesa për nëntë punësime të reja në këtë çerdhe nuk ka marrë përgjigje pozitive nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo është bërë shkak që 300 fëmijë të jenë në listë të pritjes dhe të mos fillojnë të shkojnë në çerdhe.

    “Dua të informoj opinionin se drejtoresha e çerdhes Rinia, ka dërguar kërkesë deri tek Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nuk ka marrë pëlqim. Kemi mbi 10 përkëdhelëse dhe edukatore që kanë dalur në pension dhe kemi mbi 300 fëmijë që nuk mund të fillojnë të shkojnë në çerdhe shkaku I mungesës së edukatoreve dhe përkëdhelësve”, deklaroi Durmishi.

    Ai mes tjerash njoftoi se Ministria e Financave nuk ka pranuar disa fatura të kompanisë që ka bërë ndërtimin e objektit të ri të çerdhes në Tetovës prandaj edhe ka vonesa për lëshimin në përdorim të së njëjtës. Sipas informacioneve, në takimin e kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe Ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, kjo e fundit ka kërkuar nga komuna që të bëjë një pagesë, pasi që ndërtimi i çerdhes ka dalur më shumë se sa ishte parashikuar.

    Nuk dihet nëse këtë e ka pranuar kryetari Kasami. Poashtu, ministrja nuk ka dhënë asnjë premtim edhe me kërkesat e vazhdueshme të komunës së Tetovës për punësimet dhe se është arsyetuar se për këtë kompetente është ministria e financave.

    Në seancën e fundit të këshillit të komunës së Tetovës është miratuar propozim vendimi për programin vjetor për punë të çerdhes “Rinia” në Tetovë. Poashtu, me këtë rast është dhënë pëlqim për rritjen e numrit të fëmijëve nëpër grupe për vitin 2023/24. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Kulturës e RMV rrit buxhetin për agjencinë e filmit

    Lajmi i rradhës

    NDOTJET NË DIBËR SHKAKTOJNË PROBLEME EKOLOGJIKE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë