NDOTJET NË DIBËR SHKAKTOJNË PROBLEME EKOLOGJIKE

    Edhe pse komuna e Dibrës është një komunë me plot bukuri natyrore, ka shumë ujëra dhe vegjetacion të pasur, ndërkaq mungesa e stacioneve të pastrimit shkakton probleme ekologjike. Ky problem debatohet më së pakti dy dekada por, assesi të tejkalohet. Për të mirëmbajtur mjedisin jetësor, patjetër Dibrës i nevojiten stacionet e pastrimit, kolektor, etj.

    Mungesa e tyre nga viti në vit sidomos në lumenjtë dhe Liqenin e Dibrës shkakton probleme të shumta. Institucionet kompetente tentojnë të sigurojnë projekte së bashku me sektorin e biznesit, por këta aktivitete shkojnë shumë ngadalë. Për këtë shkak “vuan” Liqeni i Dibrës, Lumi Radikë, Drini i Zi dhe shumë proska të komunës Qendër Zhupë por edhe fusha e Dibrës.

    Mungesa e stacioneve të pastrimit në bregun e Liqenit të Dibrës shkakton ndotje të ujit. Në këtë pjesë të komunës Dibër funksionojnë hotele, restorante, kafeteri dhe shumë objekte shërbyese dhe tregtare. Të gjithë ujërat e zeza përfundojnë në liqenin e Dibrës. Këtë e dinë të gjithë, qoftë institucionet komptente por edhe vet pronarët të bizneseve dhe dibranët në përgjithësi. Ekologët dibranë dhe shoqatat e tyre potencojnë se ndërtimi i stacioneve të pastrimit është një nevojë urgjente.

    Aktualisht asnjë nga objektet që funksionojnë në bregun e liqenit nuk ka sistem të pastrimit. Kjo do të thotë se ujërat përreth bregut nuk ka mundësi të jenë të pastra edhe pse gjatë sezonit veror ata shfrytëzohen për freskim dhe rekreim. Problemi është debatuar edhe në forumet të tjera dhe takimet e shumta mes institucioneve lokale, shoqatave qytetare, por edhe institucioneve shëndetësore. Njësia për shëndet publik nga Ohri për çudi gjithmonë në prag të sezonit verorë konstaton se ujërat të Liqenit janë të pastra dhe mund të shfrytëzohen për freskim dhe rekreim.

    Ekologët dibran thonë se nuk kanë ndërmend t’i komentojnë këta analiza dhe se nuk mund të ketë ujë të pastër nëse të gjithë ujërat e zeza të lokaleve përfundojnë në Liqenin e Dibrës. Problem me mungesën e stacioneve për pastrim ka edhe në lumenjtë që derdhen në liqenin e Dibrës. Nuk funksionojnë stacionet përreth Lumit Radikë, poashtu është edhe situata me rrjedhën e Lumit Drini i Zi në pjesën pas liqenit të Glloboçicës. Po e njëjta situatë është edhe me përroskat që vijnë në liqe nga komuna Qendër Zhupë.

    Por, mungesa e kolektorëve dhe stacioneve për pastrim në Dibër dhe rrethin shkaktojnë probleme edhe në tokat pjellore. Vite me radhë përflitet projekti për ndërtimin të kolektorit në lokalitetin “Çeshmicë”. Pjesa e parë e këtij projekti është ndërtuar para disa vite por pjesa e dytë e projektit assesi të fillojë. Kjo drejtpërdrejtë shkakton ndotje të një pjese të fushës së Dibrës. Këto probleme nga pushteti vendor por edhe nga njësitë të Ministrive prezantohen edhe tek institucionet qendrore me qëllim që të përfitohen projekte për vendosjen e kolektorëve ose stacioneve të pastrimit. Kërkesat tani për tani mbeten në letër meqë aktivitete në këtë drejtim nuk ka. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës nuk gjen mirëkuptim me MPPS në lidhje me punësimet e reja nëpër çerdhe

    Lajmi i rradhës

    RMV në të ardhmen do të ketë edhe burime të tjera të furnizimit me gaz

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë