Ministria e Kulturës e RMV rrit buxhetin për agjencinë e filmit

    Ndryshime në Ligjin për veprimtarinë filmike, ndarja e një buxheti prej 5 milionë eurosh për aktivitetin filmik në vitin 2024, por edhe kompensimi për fondet e reduktuara të Agjencisë së Filmit janë disa nga masat e reja që do të marrë Ministria e Kulturës për të përkrahur kinematografinë.

    Në një takim me kineastë, kreu i Ministrisë së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ka prezantuar risitë në këtë fushë, duke sjellë në vëmendje se pavarësisht se në vitin 2019 dhe 2020 janë paguar më shumë se 20 mijë euro për zhvillimin e një Strategjie të re Kombëtare për zhvillimin e industrisë së filmit, Strategjia nuk është zhvilluar. Kështu, Ministria e Kulturës do të hartojë një propozim për ndryshimin e Ligjit për buxhetin për serialet televizive, si dhe do të përkrahë miratimin e ligjit të ri për filmin, sipas standardeve evropiane.

    “Avancimi i mëtutjeshëm në aktivitet varet nga ju, andaj është e nevojshme të krijohen grupe punuese për hartimin e Strategjisë dhe ligjit të ri, për të cilin shërbimet në Ministri janë në dispozicionin tuaj dhe pastaj të afrohemi me miratimin e tyre”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

    Ministria e Kulturës do të përgatisë një propozim për ndryshimin e ligjit, i cili do t’i dërgohet Kuvendit dhe më pas Agjencia e Filmit dhe vetë punëtorët e filmit do të bëjnë përpjekje që ai propozim të miratohet dhe të gjendet një zgjidhje lidhur me prodhimin e serialeve që kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës. Ministrja theksoi se Qeveria ka miratuar propozimin për miratimin e Strategjisë për zhvillimin e industrisë së filmit, në bazë të së cilës do të përcaktohet nevoja për një ligj të ri për industrinë filmike dhe audiovizive.

    Ministrja shprehu edhe mbështetjen e saj për kontratën e nënshkruar me Euroimage, për programin pilot për serialet televizive, për të cilin siç tha ajo u angazhua që të gjejë fondet e nevojshme për biletën e hyrjes, pavarësisht indiferencës së treguar nga Agjencia e Filmit.

    “Me këtë marrëveshje, 15 milionë euro do të jenë në dispozicion të producentëve vendas të serialeve në tre vitet e ardhshme”, sqaroi përfaqësuesja kombëtare e fondit evropian, Tanja Pepeljugovska, informojnë nga Ministria e Kulturës.

    Ligji aktual i Filmit, i miratuar në vitin 2014, vlerësohet se nuk është në përputhje me parimet e industrisë së filmit dhe nuk u përshtatet kineastëve për shumë arsye, ata kanë kërkuar prej kohësh miratimin e një Ligji i ri me të cilin do të standardizohej buxheti kombëtar i filmit dhe përfundimisht do të rregullohej statusi i punonjësve të filmit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    NUK KA PËRFSHIRJE TË TË RINJVE AS TE ÇËSHTJET SOCIALE

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës nuk gjen mirëkuptim me MPPS në lidhje me punësimet e reja nëpër çerdhe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë