NDRYSHIMET KUSHTETUESE | ASh kritikon Besën dhe Alternativën pse nuk dërguan përfaqësues në grupin punues

    Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese është skandaloz dhe paraqet dyfytyrësinë e këtyre subjekteve përballë proceseve integruese dhe të ardhmes së qytetarëve, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

    “Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet.

    Kushtëzimet që koncenzusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve me BE-në.

    Me veprimet e fundit, Lëvizja Besa dhe Alternativa vetëm se konfirmojnë që janë nën kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe agjendës anti-evropiane”, thuhet në reagimin e ASH-së.

    Nga ASH u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike që në këto momente të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të dëshmojnë pjekuri politike dhe jo të bëjnë politika partiake.

    Lajmi Paraprak

    Konfiskimi i objekteve pa leje, shkakton reagime në Strugë dhe Ohër

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Alternativa – ASh-së: Pse nuk e pranoni amendamentin për luftimin e korrupsionit politik?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë