Konflikti Rusi – Ukrainë, Iseni: Nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e RMV-së

    Driton Iseni

    Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në “ClickPlus” tha se, ekonomia e Maqedonisë së Veriut nuk është e ndërlidhur me atë të Rusisë dhe Ukrainës, por sipas tij lufta ruso-ukrainase do të ketë ndikim të madh indirekt në ekonominë tonë.

    “Patjetër që në fushën e energjetikës do të ketë efektet më të mëdha anësore. Nga këto vende vijnë 40% e gazit dhe 25% e derivateve të naftës. Kjo do të ketë efekt më të madh në transport. E dimë që kostot e transportit janë rritur me 15% dhe tani mendoj se do të rriten edhe më shumë. Zinxhiri i furnizimit është i ndërprerë dhe kjo reflektohet fuqishëm dhe mund të rezultojë në një reduktim të furnizimit me ushqim. Ne e dimë se Rusia dhe Ukraina përbëjnë 30% të eksporteve botërore të grurit. Pra nuk do të kemi ndikim direkt, por indirekt do të kemi shumë”, tha mes tjerash Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

    Ndërsa, sipas Sinisha Naumoski nga Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, agresioni rus në Ukrainë nuk do të ndikojë fuqishëm në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.

    “Bankat e Maqedonisë nuk kanë asnjë lidhje direkte me bankat ruse, ky është një fakt i fuqishëm. E dyta, Ekonomia e Maqedonisë nuk është direkt e lidhur. Shkëmbimi mes ekonomisë së Maqedonisë dhe Rusisë, tregtia është diku 2 për qind. Investimet direkte të huaja në investimet totale janë 0,5 për qind dhe e treta dërgesat e devizave nga Rusia , në dërgesat e përgjithshme prej 1,2 miliardë euro, dërgesat ruse marrin pjesë diku në 0,1 për qind”, tha mes tjerash Naumoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mehmedi: Mali i Zi dhe Serbia janë paralelja më e reale e konfliktit Ukrainë – Rusi

    Lajmi i rradhës

    Mersel Bilalli: Europa nuk e trajtoi seriozisht çështjen e Ukrainës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë